BE kërkon më shumë përpjekje nga Kievi në luftën kundër korrupsionit

/ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian u kërkoi sot autoriteteve properëndimore ukrainase të bëjnë më shumë përpjekje përsa i përket luftës kundër korrupsionit për riforcimin e besueshmërisë së tyre pas skandalit rreth krijimit të një prokurorie anti-korrupsion.
"Ne kemi nënvizuar nevojën për zbatimin e reformës antikorrupsion, vendimtare për besueshmërinë dhe zhvillimin e të gjitha reformave të tjera", deklaroi shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini në përfundim të një takimi në Kiev me presidentin, Petro Poroshenko.
Ajo i kërkoi Kievit të krijonte struktura antikorrupsion që të mund të fillonin menjëherë punën e tyre, masë që bën pjesë në kushtet e paraqitura nga BE-ja për një kthim të mundshëm që prej vitit 2016 të një regjimi pa viza për ukrainas.
Kjo deklaratë u zhvillua në një kohë kur presidenti, Poroshenko dhe prokurori i përgjithshëm janë akuzuar nga militantët dhe OJQ-të e specializuara për të bllokuar krijimin e një prokurorie antikorrupsion të pavarur, katër prej të cilëve, nga 11 anëtarë janë të deleguar nga prokuroria e përgjithshme.
Prokuroria e përgjithshme ka zgjedhur në këto poste katër zyrtarë të lartë të prokurorisë që ishin përfshirë në skandalet për korrupsion, që ka shkaktuar trazira dhe kritika të ashpra të përfaqësimit të BE-së në Kiev.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social