/ATSH-AFP/ - Komisioni Evropian i ka kërkuar shteteve anëtare që të ndajnë urgjentisht 120 mijë refugjatë shtesë në BE për të përballur rritjen e krizës së imigracionit, sipas burimesh evropiane.
"Meqënëse mekanizmat e përhershme kërkojnë kohë, dhe se kemi një situatë shumë të tensionuar në Itali, Hungari dhe Greqi, do të ketë një propozim për rishpërndarjen urgjente të 120 mijë refugjatëve shtesë", sipas të njëjtit burim.
Ky propozim do të zyrtarizohet nga presidenti Jean Claude Juncker gjatë fjalimit të tij të përgjithshëm të 9 shtatorit, pasi të ketë marrë marrëveshjen e komisionerëve.
Ky propozim ka marrë mbështetjen e kancelares gjermane Angela Merkel dhe të presidentit francez François Hollande.
"Franca dhe Gjermania kan rënë dakort mbi parimin e kuotave detyruese për pritjen e refugjatëve nga vendet e BE-së", deklaroi sot Merkel në Bern të Zvicrës.
/Shqiptarja.com