BE-Kosovës: Nuk përzihemi! Por
formoni qeverinë, jo zgjedhje të reja

BE-Kosovës: Nuk përzihemi! Por<br />formoni qeverinë, jo zgjedhje të reja
TIRANE - Selia e Bashkimit Europian në Bruksel vijon të qëndrojë indiferente në lidhje me faktin se kush do ta formojë qeverinë e Kosovës, por në mënyrë të tërthortë ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të reja. Diplomatë të Bashkimit Europian kanë thënë për “Koha Ditore” se ata nuk kanë ndër mend të përzihen në debatet se kush do ta formojë qeverinë e re në vend.

Nga ana tjetër, duke pasur parasysh investimet që kanë bërë deri më tani dhe të ardhmen europiane të Kosovës, ata theksojnë ruajtjen e stabilitetit dhe respektimin e procedurave demokratike.

Ata po ndjekin me kujdes zhvillimet politike në vend dhe presin që në bazë të praktikave më të mira të demokracisë parlamentare dhe në bazë të një logjike të shëndoshë, presidentja t’i ofrojë së pari mundësinë PDK-së dhe nëse lideri Hashim Thaçi nuk mbledh votat e mjaftueshme, t’i japë mundësinë koalicionit që siguron votat e mjaftueshme në Kuvend.

Ndërkohë blloqet e krijuara mes PDK-së dhe LDK-së nga ana tjetër duhet të shkrihen, pasi mund ta çojnë vendin në zgjedhje të reja. Ky mesazh mund t’u jepet liderëve politikë nga ndërkombëtarët.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë