Delegacioni i BE-së dhe Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BE-së kanë kërkuar pezullimin e ndërtimit të kishës në Budak, afër Srebrenicës.

Ndërkohë, pas kundërshtimit të delegacionit të BE-së, kanë qenë boshnjakët e Srebrenicës të cilët kanë reaguar mbi këtë fenomen që po ndodh.

Sipas tyre, ndërtimi i kishës ortodokse afër vendit ku ndodhen dy varreza masive me mbetjet e boshnjakëve të vrarë në masakrën e Srebrenicës, në korrik 1995 është një provokim.

Zyra e Përfaqësuesit të Lartë, Ambasada e SHBA dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësimet e tyre ndaj vazhdimit të ndërtimit të Kishës Ortodokse, duke bërë thirrje për pezullimin e punës dhe për negocimin e një lokacioni të ri.

(ad.ti/shqiptarja.com)