Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, vendi I të cilët kryeson edhe presidencën e BE-së tha se Bashkimi Evropian nuk do të lejojë një valë të migrantëve nga Afganistani.
"BE-ja nuk do të hapë asnjë korridor evropian humanitar ose migracioni për Afganistanin. Ne nuk do të lejojmë që të përsëritet gabimi strategjik i 2015-ës", shkroi Jansha në Twitter.
Kryeministri slloven theksoi se do të kishte shtesa të kontrolleve kufitare ndërsa tha se blloku 27-anëtarësh do të pranojë vetëm individë që ndihmuan misionin e NATO -s në Afganistan.
Në anën tjetër disa vende të BE-së po bëjnë thirrje që refugjatëve t'u garantohet siguria në vendet fqinje me Afganistanin. Ndërkohë që kancelarja gjermane, Angela Merkel, javën e kaluar bëri thirrje për veprim të koordinuar të BE -së mbi migracionin.
Në vitin 2015 më shumë se 1 milion refugjatë nga Lindja e Mesme, të cilët iknin nga luftrat dhe varfëria arritën në Bashkimin Evropian.
Mijëra afganë po synojnë të largohen nga vendi pasi kontrollin e morën talibanët pas 20-vjetësh të prezencës së forcave të huaja të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.
Lajmi kryesor:
Kaos në Aeroportin e Kabulit! Vritet një roje afgane e sigurisë dhe plagosen 3! Talebanët kërcënojnë perëndimin nëse zgjatet largimi i tyre nga Afganistani!
