BE kundër SHBA-së: Të vendosur të ruajmë marrëveshjen bërthamore me Iranin

BE kundër SHBA-së: Të vendosur të ruajmë marrëveshjen bërthamore me Iranin

BE-ja është e vendosur të ruajë marrëveshjen bërthamore iraniane, pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për t’u tërhequr, deklaroi sot në mbrëmje në Romë shefja europiane e diplomacisë, Federica Mogherini.

“Marrëveshje e Vjenës 2015 i përgjigjet objektivit të saj që është garantimi që Irani të mos zhvillojë armë bërthamore, Bashkimi Europian është i vendosur që ta ruajë atë”, insistoi Mogherini.

Ajo u shpreh gjithashtu veçanërisht e shqetësuar pas njoftimit të sanksioneve të reja amerikane kundër Teheranit nga presidenti Trump.

Nderkohe edhe Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar pas konferencës për shtyp të presidenti Donald Trump dhe vendimit të tij për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore.  Presidenti francez shpreh  keqardhje për vendimin e Trump dhe sipas tij ky vendim mund të vërë në rrezik përhapjen bërthamore.

“Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe e kanë keqardhje vendimin e SHBA për të lënë marrëveshjen bërthamore me Iranin (JCPOA).  Regjimi i mospërhapjes bërthamore është në rrezik”, ka përfunduar Macron.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve