Pavarësisht përçarjeve, pjesa më e madhe e vendeve anëtare të BE-së kanë rënë dakord për shpërndarjen e 120 mijë emigrantëve që kanë pushtuar muajt e fundit kontinentin e vjetër. Ministrat e brendshëm të mbledhur në një takim urgjent në Bruksel miratuan me shumicë votash planin për rialokimin e refugjatëve që do të shtrihet në dy vitet e ardhshme.
Sipas këtij plani emigrantët do të zhvendosen nga Italia, Greqia dhe Hungaria drejt vendeve të tjera të BE-së. në këmbim këto vende, duhet të impenjohen në përforcimin e strukturave të identifikimit dhe regjistrimit të emigrantëve duke bashkëpunuar me agjencitë kompetente të BE-së. Por ndërkaq Rumania, Republika Çeke, Sllovakia dhe Hungaria votuan kundër kuotave të detyrueshme, ndërsa Finlanda ishte i vetmi vend anëtar që abstenoi. Këshilli Europian i punëve të brendshme i dha Ok programit, pas ndërhyrjes së presidentit të KE-së Zhan Klod Junker.
"120 mijë refugjatë? Të mos bëhemi qesharakë duke para madhësinë e problemit”-u shpreh Junker duke parë mungesën e vendosmërisë së ministrave.
Por pavarësisht kësaj, votimi konfirmoi përçarjen mes 28-shes. Sipas ministrit gjerman të financave Wolfgang Schaeuble, kjo krizë refugjatësh nuk është një problem gjerman por europian. Ndërkaq tër mërkurën do të mblidhen në një takim urgjent liderët e BE-së por sipas analistëve nuk do të jetë aspak e lehtë arritja e një marrëveshje mes tyre.
Nga ana tjetër
OSBE ka publikuar të dhënat më të fundit mbi lëvizjet migratore në një raport të prezantuar sot në Paris ku thuhet se në fund të 2015-ës, BE do të jetë prekur nga një nivel i paprecedentë i refugjatëve dhe azilkërkuesve me gati 1 milion procedura. Por sipas organizatës Europa ka të gjitha kapacitetet dhe eksperiencën për ta përballuar këtë situatë.
“Kjo valë emigrantësh përfaqëson një krizë humanitare me një kosto njerëzore të frikshme dhe të papranueshme. Përballë kësaj drejtuesit europianë nuk duhet ti lejojnë vetes të kenë frikë sepse kjo nuk është një situatë që mund të hiqemi sikur nuk po ndodh asgjë”-deklaroi sekretari i përgjithshëm i OSBE, Angel Gurria.
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4933
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15