BE: Londra na detyrohet 2 miliardë
euro për mashtrime doganore

BE: Londra na detyrohet 2 miliardë<br />euro për mashtrime doganore
BE-Zyra Evropiane e Luftës Antimashtrim, ka deklaruar se Anglia i detyrohet Bashkimit Evropian dy miliardë euro, pasi ka lejuar që të hynë në Evropë në mënyrë abuzive produkte kineze nën vlerën e vërtetë të tyre.
 
Sipas Zyrës Evropiane të luftën Antimashtrim (OLAF), Mbretëria e Bashkuar ka dështuar në ndalimin e bandave kriminale kineze të cilat e kanë përdorur Anglinë si qendër të operacioneve të tyre për të futur mallra të importuar nga Kina në tregjet evropiane, të shoqërur me fatura jo reale të çmimit të tyre, duke shmangur kështu pagesat doganore.
 
"Rroba dhe këpucë janë importuar përmes Mbretërinë e Bashkuar në vlera të ulëta fiktive për vite për të shmangur detyrimet, dhe si rezultat i dështimit të Anglisë për të ndaluar këto operacione të jashtëligjshme, buxheti i BE-së ka humbur miliona euro", ka deklarur OLAF.
 
Sipas OFAL, vetëm gjatë vitit 2016, 79.2% e humbjeve në buxhetin e  Bashkimi Evropian kanë ardhur nga Mbretëria e Bashkuar, ndërkohë Komisionit Evropian i është drejtuar një kërkesë pë të filluar procedurat e rikthimit të 2 miliardë eurove, shumë të cilën BE-ja e ka humbur nga mashtirmet doganore përmes Anglisë gjatë periudhës 2013-2016.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike