BE-ja reagon për zgjedhjet në Malin e Zi: Procesi me debat të politizuar mbi çështjet e kishës dhe identitetit kombëtar

BE-ja reagon për zgjedhjet në Malin e Zi: Procesi me debat të politizuar mbi çështjet e kishës dhe identitetit kombëtar

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, dhe komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, thanë se zgjedhjet në Mal të Zi janë mbajtur në atmosferë të qetë dhe konkurruese. Ata gjithashtu theksuan se janë në pritje të konstituimit të kuvendit të ri dhe formimit të një qeverie të re, që do të vazhdojë rrugën e Malit të Zi drejt BE-së.

Në një deklaratë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare në Mal të zi, Borrell dhe Varhelyi thanë se në muajt e ardhshëm, Mali i Zi duhet ta shfrytëzojë mundësinë për të thelluar dhe përshpejtuar reformat politike dhe ekonomike, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Duke u bazuar në përfundimet paraprake të ODHIR-it, ata thanë se procesi zgjedhor është zhvilluar me një debat të polarizuar mbi çështjet e kishës dhe identitetit kombëtar dhe se ka pasur shqetësime për avantazhin e partisë në pushtet dhe raportimin e pabalancuar në media.

Borrell dhe Varhelyi kërkuan nga aktorët politikë dhe institucionet përkatëse që, pas raportit përfundimtar të ODIHR-it, të angazhohen në një dialog transparent, vendimtar dhe gjithëpërfshirës për zbatimin e rekomandimeve.

Dy zyrtarët e lartë evropianë konfirmuan se BE-ja është plotësisht e angazhuar për të vazhduar mbështetjen e procesit të pranimit të Malit të Zi në BE, si dhe për rimëkëmbjen e tij ekonomike pas pandemisë COVID-19.

Të dielën në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet parlamentare, në të cilat, për herë të parë pas tri dekadash, Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Millo Gjukanoviç ka humbur. Zgjedhjet u fituan nga partitë opozitare që konsiderohen si pro-serbe dhe pro-ruse.

Mali i Zi konsiderohet lider në procesin e integrimit evropian. Ai ka qenë vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që ka nisur negociatat e pranimit me Bashkimin Evropian, në qershor të vitit 2012.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë