Andre Rizzo, shefi i Seksionit Politik në Delegacionin e BE-së në Tiranë
Në mungesë të ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, i pranishëm në Konferencën për Asociim-Stabilizimin ishte shefi i Seksionit Politik në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Andre Rizzo.
Në fjalën e tij ai theksoi edhe njëherë prioritetet e unionit dhe qëllimet e shpallura nga komisionerja Ursula von der Leyen, për zgjerimin e BE-së, bashkimin, forcimin dhe zhvillimin e saj, duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre Shqipërinë.

“Procesi i asociimit për vendet e Europës Juglindore, është i rëndësishëm dhe qëllimi është ecuria përpara nëpërmjet reformave dhe dëshirën e vendeve për t’u bërë pjesë e BE-së nëpërmjet bashkëpunimit rajonal. Qëllimi dhe vizioni për të ardhmen është bashkëpunimi dhe bashkimi i mëtejshëm i familjes europiane. Që BE të jetë stabël, duhet të kemi edhe këtë pjesë të rajonit në bashkimin Europian. Zgjerimi është qëllimi strategjik i yni edhe në kuadër të asaj që po ndodh në Ukrainë. Në po mbështesim zhvillimin socio-ekonomik, duke ju mbështetur juve në reforma. Plani i zhvillimit sjell përfitime të ndryshme, përpara se të bëheni anëtare, duke inkurajuar integrimin rajonal dhe lidhjet ekonomike, me anë të reformave thelbësore”, tha Rizzo në fjalën e tij para të pranishmëve në Konferencë.
Gjithashtu ai nënvizoi dëshirën e vendeve të rajonit për t’u integruar dhe bërë pjesë e familjes europiane, duke ngritur shqetësime dhe për rreziqet që i vijnë unionit apo ndryshimi i gjeopolitikës vitet e fundit me luftën në Ukrainë.
“Kjo nismë vërteton vullnetin e vendeve pjesëmarrëse për të realizuar këto reforma të përbashkëta. Tregon se kuptojmë njëri-tjetrin dhe çojmë përpara punët drejt integrimit dhe bashkëpunimit. Mbrojtja dhe siguria gjithashtu duhet të jetë një qëllim i përbashkët. Kështu mund të përballojmë edhe krizat, nëpërmjet bashkëpunimit, si kriza e luftës në Ukrainë-Rusi, apo ato të ndryshimeve klimaterike. Bashkëpunimi rajonal është transformues, ndihmon paqen dhe stabilitetit. Kjo është edhe arsyeja pse BE mbështet zgjerimin. Ndaj parlamentet tuaja kanë rol kyç për të luajtur në procesin e reformave dhe anëtarësimit në BE. Që të ndërtojmë rajon më të lidhur, të sigurt, të zhvilluar dhe drejt integrimit në BE”, u shpreh përfaqësuesi i ambasadës së BE-së në Tiranë.
Lajmi kryesor:
Negociatat përplasin PS-PD, Tabaku: Jemi pro integrimit, por s'ka transparencë! Spiropali: S’ka plan B përveç integrimit në BE! Hasani: S’jam këtu për fushatë
A.Q/Shqiptarja.com
