Agjencia gjithashtu ka zbuluar se shumica e emigrantëve ishin sirianë, afganë dhe irakianë.
“Sirianët, afganët dhe irakianët kanë mbetur tre kombësitë kryesore të personave që kërkojnë një mbrojtje ndërkombëtare”, thekson Eurostat
Ndërkohë sipas të dhënave të publikura nga Eurostat aplikimet për mbrojtje ndërkommbëtare gjatë vitit 2016, kanë qenë më pak në numër krahasuar me vitin 2015.
Për sa i përket numrit të kërkesave për azil në vendet evropiane, Gjermania vazhdon të qëndrojë në krye duke patur më shumë se 60% të numrit të kërkesave të përgjithshme.
Pas Gjermanisë renditet Italia e cila ka patur 121,200 kërkesa për azil, Franca me 76 mijë dhe Greqia me 49,900.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com