LUKSEMBURG - Ndërsa ministrat e jashtëm të BE janë mbledhur në Luksemburg për të diskutuar rreth krizës së emigrantëve, një tjetër alarm vjen nga Deti Mesdhe.
 
Autoritetet italiane dhe ato malteze kanë konfirmuar se janë duke punuar për të shpëtuar emigrantë nga të paktën dy anije që janë duke u mbytur.  
 
Ministrat e Bashkimit Evropian janë nën presion pas vendimit të marrë vitin e e kaluar për të ulur shkallën e kërkim-shpëtimit.
 
Kryeministri italian, Matteo Renzi është shprehur të hënën se vendi i i tij është  me autoritete e Maltës për të shpëtuar dy anije në rrezik mbytje.
 
Organizata ndërkombëtare e emigrimit ka deklaruar se ka marrë një njoftim për një varkë që po mbytet në Mesdhe me të paktën 300 emigrantë në Bord.
 
Më herët autoritetet greke njoftuan se një anije me disa dhjetëra njerëz u mbyt pranë ishullit të Rodës. Deri tani janë konfirmuar 3 të vdekur dhe janë shpëtuar 80 persona.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)