Skandali i Cambridge Analytica/ BE me rregullore të re, ja sesi do të mbrohen të dhënat e përdoruesve

Skandali i Cambridge Analytica/ BE me rregullore të re, ja sesi do të mbrohen të dhënat e përdoruesve

Pas skandale të fundit në industrinë e teknologjisë me kompaninë e mirënjohur botërore të rrjeteve sociale Facebook, BE po përpiqet të amendojë Rregulloren e re evropiane të Mbrojtjes e të Dhënave Personale (GDPR) për të cilën pritet të hyj në fuqi më 25 maj.

Rregullorja përbëhet nga 99 nene dhe është një nismë e Komisionit Evropian për mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve dhe banorëve të Evropës.

Rregullorja paraqet para së gjithash se askush nuk mund të përpunojë të dhënat tona pa marrë, së pari, pëlqimin tonë. Çdokush duhet të na shpjegojë në mënyrë të qartë se çfarë do që të bëjë me to dhe për sa kohë do të ruajë një kopje të dhënave. Pëlqimi duhet marrë edhe për blerjet online dhe çdo burim tjetër informacioni.

Të dhënat e informacioneve do të përdoren jo vetëm për Facebook  por edhe për rrjetet e tjera sociale si Twitter, Snapchat, Apple.

Gjithashtu, të dhënat që kanë të bëjnë më fenë janë cilësuar si delikate si dhe të dhënat që lidhen me seksualiteitn dhe politikën janë të ndaluara. Aksesi në disa informacione është i kufizuar, për moshën minimale prej 16 vjeç, por që mund të ndryshojë në bazë të vendeve.

Bashkimi Europian u zotua gjatë skandalit të Cambrige Analityca me të dhënat e përdorueseve se do të merrte masa të ashpra për mos të lejuar të mos ndodhin të tilla skandale në të ardhmen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, Berishën e mund edhe Arlind Qori