BE, më shumë se gjysma e të rriturve plotësisht të vaksinuar kundër COVID

BE, më shumë se gjysma e të rriturve plotësisht të vaksinuar kundër COVID

Dyqind milion evropianë janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 ose thënë ndryshe më shumë se gjysma e popullsisë së rritur, ka deklaruar ditën e sotme Komisioni Evropian.

Ndërkohë që është ende larg arritjes së synimit të paracaktuar nga Komisioni për të vaksinuar 70 për qind të qytetarëve të BE këtë verë.

Deklaratën e ka bërë sot publike Zëdhënësja e Komisionit Evropian Dana Spinant , e cila theksoi se 54.7 përqind e të gjithë të rriturve të BE janë inokuluar plotësisht.

Gjatë kësaj jave BE tejkaloi Shtetet e Bashkuara në përqindjen e njerëzve që kishin marrë të paktën një dozë , me rreth 81 doza vaksina të administruara për 100 njerëz në të gjithë unionin. Sidoqoftë, pabarazitë në marrjen e vaksinës në vende të ndryshme janë të larta.

Holanda dhe Finlanda kanë vaksinuar plotësisht më shumë se 82 dhe 78 përqind të të rriturve. Por vetëm 31 përqind e njerëzve kanë marrë të dyja dozat në Rumani, ndërsa në Bullgari më pak se 20 përqind e njerëzve kanë marrë vetëm njërën dozë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare