Shqipëria dhe 7 vende të tjera përfitojnë nga ndihma financiare prej 14.2 miliardë eurosh e dhënë nga BE në mbështetje të shteteve që janë në proces zgjerimi.
Drita jeshile për këtë ndihmë financiare është dhënë sot nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtetet që do të përfitojnë janë: Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Islanda, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia.
Në një deklaratë të BE-së thuhet se fondet do të vlejnë për periudhën 2021-2027 dhe do t'i ndihmojnë vendet të zbatojnë reformat e nevojshme me synim përparimin e tyre drejt BE. "Vëmendje e veçantë do t'u kushtohet përpjekjeve të bëra në fushat e reformave themelore”, thuhet në deklaratë.
Fokusi do të jetë te reformat në fusha të tilla si sundimi i ligjit, administrata publike, zhvillimi ekonomik dhe konkurrueshmëria, reforma institucional e politike, sociale e ekonomike për të qenë në përputhje me vlerat e BE dhe për t'u përshtatur në mënyrë progresive me rregullat, normat, politikat dhe praktikat e BE.
Megjithatë, ndihma financiare nuk do të jetë pa kushte. Sipas deklaratës, shtrirja dhe intensiteti i ndihmës mund të ndryshohet, në rast të mungesës së vazhdueshme të përparimit të përfituesve në fushat e reformave themelore.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
12.5%
-
Pak
12.5%
-
Aspak
75%
Vota total: 8
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
Kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja prej 10-20% për importet, ja strategjia e BE-së ndaj Trump
23 Janar, 13:27
-
Presidenti Trump emëron Andrew Puzder si ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE
23 Janar, 07:19
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve
22 Janar, 13:23
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
SHBA tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën, BE vazhdon të jetë pjesë e saj
21 Janar, 15:12
-
Reagimet për betimin e Trump/ Begaj: Krenohemi për aleancën me SHBA! Ambasadori shqiptar: Të forcojmë partneritetin
20 Janar, 19:30
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28