BRUKSEL, 19 dhjetor /ATSH-AFP/ - Shefja evropiane e diplomacisë, Federica Mogherini, do të shkojë në vizitë zyrtare dy ditore në Irak, të hënën dhe të martën, ku do të takojë autoritetet e Bagdadit si dhe ato të rajonit autonom të Kurdistanit, njoftuan sot shërbimet diplomatike të BE-së.
"Mogherini do të dërgojë një mesazh solidariteti dhe do të konfirmojë se BE-ja është gati të thellojë marrëdhënien e saj me Irakun", deklaruai zyra evropiane e diplomacisë.
Në Bagdad, ajo do të takohet me kryeministrin Haidar al Abadi, ministrin e Punëve të Jashtme, Ibrahim al Jafari, dhe me presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve, Ibrahim al Jabouri.
Mogherini do të shkojë më pas në Erbil, ku ajo do të bisedojë për sfidat kryesore që përballet rajoni i Kurdistanit dhe popullsia e tij, që luftojnë kundër ISIS-it. Ajo do të takohet gjithashtu edhe me presidentin e rajonit autonom, Massoud Barzani.
BE-ja që ka dhënë 20 milionë euro ndihma humanitare në Irak, është gati të japë më shumë mbështetje politike, humanitare dhe për zhvillim për të asistuar vendin në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm./
/G.S/
/Shqiptarja.com