Kryenegociatorja Majlinda Dhuka hodhi poshtë lajmet se KE ka pezulluar fondet për dixhitalizimin. Në një konferencë për mediat, Dhuka tha se deri në këtë moment nuk kanë asnjë komunikim nga KE për një masë të tillë, qëndrim i mbajtur edhe nga vetë Komisioni Europian.
“Nuk kemi asnjë lloj komunikimi publik nga KE lidhur me këtë fushë sa i përket pezullimit. Jam njohur me interesin nga disa media në lidhje me programet për dixhitalizimin me burim financimin BE. BE e mbështet Shqipërinë në rrugën e transformimit dixhital, duke patur parasysh që ka një rëndësi të madhe për të parandaluar korrupsionin në sportel. Kam biseduar me koordinatoren kombëtare të fondeve IPA, nuk rezulton që kemi ndonjë informim paraprak apo komunikim nga KE për një masë të tillë si pezullimi i fondeve të Shqipërisë për programet dixhitale”, tha Dhuka.
Lajmi kryesor:
Rruga drejt BE, Dhuka: 2026-ta vendimtare, mbyllim 10-16 kapituj! Gogu-opozitës: Integrimi prioritet, nuk mundet t’i vëmë shkopinj nën rrota










