Kritikat e kryeministrit Edi Ramës ndaj Bashkimit Europian për mos furnizimin me vaksinën anti-covid të vendeve të Ballkanit nuk kanë mbetur jashtë vëmendjes së mediave perëndimore. Këto kritika Rama i përmendi edhe gjatë konferencë së sotme pak para bërjes së vaksinës live.
Washington Post thekson Ramën teksa shprehet se “nuk duhej menduar si vendet e BE, sepse Shqipëria nuk ishte vetëm.", Ajo shkruan më tej fjalët e Ramës se "Nëse do të prisnim COVAX, ne do të ishim duke pritur dhe askush nuk e di sa do të zgjaste kjo,"
Media italiane “Ansa” e hap shkrimin me citimin e Ramës ku thuhet se 'Përjashtimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i papranueshëm. Nuk mund të zbuloj shtetin që u tregua bujar me Shqipërinë në një kohë që vendet e BE u sollën në mënyrë të pakuptueshme jo vetëm moralisht dhe politikisht, por e pajustifikueshme edhe nga pikëpamja logjike, duke pasur parasysh se ka vende që mbajnë doza shtesë sepse nuk janë në gjendje të veprojnë shpejt".
Edhe France24 gjithashtu mban theksin tek kritikat e Kryeministrit Rama me BE-në. “Vendet e BE nisen shpërndarjen që më datë 27 dhjetor dhe mund t’i kishin dhënë disa doza shteteve të Ballkanit Perëndimor për të vaksinuar ata që përballen në vijën e parë të frontit me koronavirusin, por nuk e bënë”, i referohet France24 Ramës.



-
Hiqe kapakun e ages kur ben vaksinen o edo
Përgjigju -
Kam jetuar në europe shumë veta as nuk e din se nga bjen shqipëria
Përgjigju-
po tkesh shoqni ne morokian sirian turq e arab normal qe sja kan haberin se nje europian ja ka shume haberin se nga bie shqiperia se esht nmes te europes pall loqe
-
-
Po ,ka thënë një të vërtetë që nuk mund të mohohet! E vërtetë eshtë se u quan kazan me- diatik pasi leni të tillë.U pa sot në konferencën e shtypit,shumica e gazeta- rëve në pyetjet e bëra kërkonin qiqra në hell.Disa të tjerë bënin pyetje fëmijësh jashta çdo logjike@
Përgjigju -
Edi Rama je gjigand hec përpara mos u mer me Evropën. Evropa gjithmon ka qen kundra Shqipris . Kush e nda Shqiprin kjo Evrop kurv. Prandaj mos u mer me ta. Po ti vazhdo përpara se je Burr i madh shteti leni qent të lefin hum hum hum e të han një tum.
Përgjigju-
Të eci përpara per te shkuar ku?
-









Komente
Komento