BE, negociata me Britaninë
tranzicioni postBrexit deri në 2020

BE, negociata me Britaninë<br />tranzicioni postBrexit deri në 2020<br>
Në Bruksel ministrat e vendeve të Bashkimit Evropian miratuan qëndrimin e tyre për të negociuar më Londrën një periudhë tranzicioni postBrexit që do të zgjasë deri në fund të dhjetorit 2020.

“Njëzet e shtatë vendet e Bashkimit Evropian i dhanë një mandat tjetër Komisionit Evropian për të negociuar një periudhë tranzicioni me Britaninë e Madhe”, njoftoi presidenca bullgare e Këshillit të BE-së.

Sipas direktivave të dhëna nga 27 vendet, publikuar pas njoftimit, periudha e tranzicionit do të ishte dalja zyrtare e Britanisë së Madhe nga BE-ja, parashikuar në fund të marsit 2019, deri më 31 dhjetor 2020.
”Në mes të dhjetorit, drejtuesit evropianë të mbledhur në samit kishin kërkuar që qëndrimet e periudhës së tranzicionit të ishin qartësisht të përcaktuara dhe të limituara në kohë të saktë”, tha Këshilli në një komunikatë.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS