'S'më ftuan'/ Zana Çela i përgjigjet Inva Mulës: Akuza më e rëndë për t'u përtypur! E thirrëm disa herë, na injoroi! Dokumentari nuk tregon historinë e TKOB!

Sopranoja Inva Mula dhe drejtoresha e TKOB, Zana Çela

TIRANË- Mbrëmja gala e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baleit, tashmë i rikonstruktuar, përtej anës artistike, u shoqërua me shumë akuza dhe kundër akuza, kjo për shkak të një deklarate të sopranos Inva Mula. Kjo e fundit ka pretenduar se nuk ka pasur një ftesë për të performuar në këtë skenë, madje as si spektatore, por për drejtoreshën Zana Çela kjo nuk është aspak e vërtetë. Duke theksuar se kjo akuza ka qenë më e vështira për ta përtypur, Çela shkruan se i kanë dërguar ftesa, por si përgjigje kanë marrë heshtjen.

"TKOBAP jo vetëm ka ftuar Znj. Mula për të performuar në këtë event, por ka thyer edhe protokollin moral të dinjtetit tonë kombëtar, duke e përsëritur ftesën në drejtim të saj disa here pa marrë asnjë përgjigje. Znj. Mula është ftuar dhe mbajtur në dijeni të modifikimit të datave të inaugurimit për shkak të forcave madhore si tërmeti dhe pandemia, si në mënyrë zyrtare ashtu edhe shoqërore deri në përcaktimin e datave përfundimtare, por nuk dha kurrë një  përgjigje.  Ofendimi personal nga arroganca e mos-pergjigjes është kaq i vogël dhe i parendësishëm.Ashtu siç është edhe pretendimi absurd pas shfaqjes për mos-ftesë. Ajo që vret është cenimi i dinjitetit të këtij institucioni nga mospërgjigja si injorim i kësaj ftese", shkruan Çela.

Lidhur me akuzën se TKOB-ja s’bëri homazhe për prindërit e saj, Nina dhe Avni Mulën, Çela tha se ai dokumentar kishte të bënte vetëm me rikostruksionin e godinës dhe jo historisë së institucionit.

"Kryefjala e këtij mini-dokumentari ishte metamorfoza e këtij shndërrimi historik, jetësor për brezat aktual e ato që do të vijnë. Që në hyrje të tij, ky dokumentar shprehte se nuk merrte përsipër të bënte historinë 65 vjecare të TKOBAP por fokusohej vetëm tek rikonstruksioni", përfundon Çela.

Reagimi plotë
Disa dite kaluan nga koncerti gala i organizuar nga TKOBAP me rastin e Inaugurimit te rikonstruksionit te ambjenteve te brendshme te Teatrit, dhe pushimi nga ajo lodhje e jashtezakonshme u shty edhe per disa dite per shkak te shfaqes sone te rradhes, baletit premiere “Annonciation” veper e koreografit te famshem Angelin Preljocaj, per te ardhur pikerisht kjo e Diele, pas mbylljes me sukses te kesaj vepre diten e shtune date 25 Shtator 2021, ku gjej edhe kohen per t’ju rikthyer debateve facebook-iane te shpjegimit te absurdit.

Pergjate ketyre diteve, si jo rralle ne jeten time profesionale, bashke me stafin tim perballuam nje lume akuzash mbi dy ceshtje te ngritura fillimisht nga Znj. Mula, e me pas nga grupime te ndryshme “artdashese”: ate te fteses se Znj. Mula per tu bere pjese e koncertit gala si performuese, dhe ate te “permendjes” se artisteve te shquar te TKOBAP nder vite, ne mini-dokumentarin qe parapriu shfaqen e koncertit.

Po e filloj kete shpjegim, shpresoj shterrues, me akuzen e dyte, dukeqene se nuk ka patur nje reagim zyrtar nga ana e TKOBAP lidhur me kete ceshtje. Me habine e madhe se si nuk u shkoi ne mendje kesaj pakice, duke i kerkuar ndjese asaj shumice qe i fyej inteligjencen me kete shpjegim, ju bej me dije se me date 15 dhe 16 Shtator ishim mbledhur per te inauguruar rikonstruksionin e ambjenteve te TKOBAP. Nisur nga tema e ketij eventi, njesoj si rikonstruksioni i shume veprave te tjera publike ne kryeqytet e me gjere, kryefjala e ketij mini-dokumentari ishte metamorfoza e ketij shndrrimi historik, jetesor per brezat aktual e ato qe do te vijne. Qe ne hyrje te tij, ky dokumentar shprehte se nuk merrte persiper te bente historine 65 vjecare te TKOBAP por fokusohej vetem tek rikonstruksioni (per te evituar pikerisht fjalet e kesaj pakice). Per ti dhene edhe nje input artistiko-historik shndrrimit te ketyre ambjenteve, u pa e udhes nga prodhuesit e ketij dokumentari qe te permendeshin pergjate tij edhe (vetem) artistet e pare qe kane debutuar ne ate skene, dhe jo per te shpalosur vlerat e tyre artistike por per te treguar ne menyre strikte evolucionin historik te kesaj godine. Pra, miq dhe artdashes, ky dokumentar nuk i dedikohej kesaj here figurave te shquara te TKOBAP, por thjeshte dhe vetem historise se godines, dhe metamorfozes se ambjenteve ku punojne e performojne artistet. Nje perzjerje e shndrrimit infrastrukturor me paraqitjen e vepres se yjeve te skenes se TKOBAP do te na kishte dhene nje serial e jo nje mini-dokumentar tematik, e per me teper do te bente konfuz publikun. Per informacionin e atyre qe nuk e kane, ne keto 5 vite TKOBAP ka realizuar shume evente te dedikuara veprave te artisteve ikone te TKOBAP si Nina Mula, Prenk Jakova, Cesk Zadeja, Agim Krajka etj. Te tjera evente te tilla do te vijne gjithashtu ne skenen e TKOBAP vazhdimisht.

Akuza e pare, ajo e drejteperdrejte e Znj. Mula se nuk kishte marre nje ftese zyrtare nga TKOBAP per te performuar ne kete koncert, ka qene faktikisht nga akuzat me te veshtira per tu pertypur qe kam marre ndonjehere qofte si drejtuese e TKOBAP ashtu edhe ne planin njerezor. Kjo akuze ka zgjuar tek une nje perzjerje ndjesish midis absurdit, perbaltjes se dinjitetit kombetar, dhe arrogances. Por si nje njeri publik i cili eshte perballur shpesh me akuza te ndryshme, ajo qe me ka prekur me teper eshte perbaltja e TKOBAP, dinjitetit tone kombetar artistik qe koloset tane, (perfshire prinderit e Znj. Mula dhe Inven vete, e deri tek Ermonela Jaho e Saimir Pirgu sot) na e kane ndertuar nder vite, me talentin e tyre disproporcional me zhvillimin e vendit tone. Inaugurimi i rikonstruksionit te TKOBAP, per here te pare qysh prej themelimit te tij, futet tek ato evente historike kombetare si per nga rendesia dhe impakti tek cilesia artistike, ashtu edhe per nga buxheti i shpenzuar per realizimin e tij, buxhet ky i cili padyshim eshte ndertuar nga kontributet e qindra mijra taksapagueseve shqiptare. Per kete arsye, kjo veper, e kurorezuar me kete event simbolik krahasuar me madheshtine e saj, eshte e nje rendesie kombetare. Ajo duhet te na beje te gjitheve krenare qe sot, edhe Shqiperia, me taksat tona, arrin te krijoje kushte Europiane dhe aspak te ndryshme per nga cilesia e tyre krahasismisht me Teatrot e medha ne bote, ashtu sic jane edhe talentet tona sot ne skenat nderkombetare. Jane keto taksa te shpenzuara nga secili prej nesh ne drejtim te kesaj vepre qe te gjitheve na perket, kombinuar me historine e mrekullueshme qe ky Teater ka, qe krijojne dinjitetin kombetar.

Sic te gjithe e pame, TKOBAP jo vetem ka ftuar Znj. Mula per te performuar ne kete event, por ka thyer edhe protokollin moral te dinjtetit tone kombetar, duke e perseritur ftesen ne drejtim te saj disa here pa marre asnje pergjigje. Znj. Mula eshte ftuar dhe mbajtur ne dijeni te modifikimit te datave te inaugurimit per shkak te forcave madhore si termeti dhe pandemia, si ne menyre zyrtare ashtu edhe shoqerore deri ne percaktimin e datave perfundimtare, por nuk dha kurre nje  pergjigje.

Ofendimi personal nga arroganca e mos-pergjigjes eshte kaq i vogel dhe i parendesishem. Ashtu sic eshte edhe pretendimi absurd pas shfaqes per mos-ftese.

Ajo qe vret eshte cenimi i dinjitetit te ketij institucioni nga mospergjigja si injorim i kesaj ftese. Ky injorim ndaj fteses se ketij institucioni publik, ne nje event kaq te rendesishem e historik te tij, nuk eshte nje ofendim ndaj meje si drejtuese apo ndaj stafit me te cilin punoj, por eshte nje ofendim ndaj dinjitetit tone kombetar, ndaj cdo artdashesi, cdo tatim-kontribuesi, e ndaj cdo artisti qe ka shkruar e shkruan historine e ketij institucioni. Ashtu sikurse ne garat sportive, sportdashesit me te drejte ofendohen e lendohen kur nje sportist refuzon te perfaqesoje kombin tone, ashtu ndihemi edhe ne sot nga ky injorim kundrejte institucionit me te rendesishem kombetar artistik ne vend.

Te pelqejne apo jo drejtuesit e TKOBAP, ata te federatave te ndryshme te sportit, kengetaret apo shoket e ekipit, ftesa per te perfaqesuar vendin tend duhet te beje krenar cdo kend qe e merr, e duhet ta vleresoje kete mundesi ashtu sic shume te tjere e kane bere duke sakrifikuar kohen, te ardhurat e tyre, e shpesh here edhe te ardhmen e tyre. E natyrisht, ata qe nuk e kane pranuar apo kane zgjedhur te perfaqesojne nje komb tjeter, kane bere gjithmone fajtore individet (drejtuesit, politikanet), duke harruar mardhenien personale qe gjithsecili nga ne ka me kombin, popullin e historine.

E pra, eshte pikerisht kjo ajo qe me ofendon mua, sepse TKOBAP eshte nje institucion kombetar, dhe dinjiteti i tij e i popullit tone do te prevaloje gjithmone mbi cdo artist pavaresisht nga suksesi i ketij te fundit.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush Kushtetuta vetëm duhet ndryshuar apo duhet një e re?

Komento

Komente

  • Sybiu: 27/09/2021 00:17

    E ca do presesh nga Inva Mula, qe mendon se bota rrotullohet rreth saj. La Piron per para, shume materialiste, le qe harrova, shoqe e ngushte me Vera Grabocken nuk po i shtyj me tej gjerat.

    Përgjigju
    • Syçkè: 27/09/2021 15:52

      Niveli banal i komunikimit, harbutèria dhe mungesa e etikès dhe distancès, karakterizojnè njè pjesè tè konsiderueshme tè shoqèrisè shqiptare. Personazhe si Zana Çela, janè njè shembull i katandisjes nè gjiriz tè institucioneve shtetèrore shqiptare, i pengmarrjes sè tyre nga ajo pjesè e shoqèrisè shqiptare, qè nuk ka formatin e duhur, qè nevojitet pèr tè ditur se si komunikohet nè publik me figura tepèr tè rèndèsishme tè artit. Eprorèt e e znj.Çela, duhet tè prezantojnè personin e duhur qè duhet doemos tè marrè pèrsipèr detyrèn, qè Çela nuk èshtè e aftè tè bèjè. Kjo, nè emèr tè njè Shqipèrie qè di tè mendojè dhe veprojè si pjesè e europès, edhe pse modeli Çela, Zana Çela, me veprimet e tij, shpesh lè dyshime serioze nè kètè version. "@Sybiu" dhe Zana Çela, kanè tè njèjtèn mènyrè çeçene tè tè menduarit. Le tè çlirojmè sè pari institucionet shtetèrore nga kjo pandemi e mungesès taktit dhe respektit. Shqiptarèt, kanè shumè pak ambasadorè si Inva Mula. Njerèz tè tillè, nuk iu duhen lènè "zanave", qè tè mundohen ti tèrheqin figura tè tilla, nè strofullèn e tyre tè anadollit. Shporreni Zana Çelèn.

  • Kela: 26/09/2021 23:40

    Zot i madh. Kjo zana as kendon e as reciton. Qenka ofenduar. Si sju vjen turp, po ja pra qe ajo godina qe ti ia ke shaluar karriges per dekada, ekziston sidomos fale Nines, Avniut dhe Inves asqe diskutohet. Si keni goje te flisni. E pabesueshme. Ndjese moj Inva, edhe per prinderit. Ta kemi borxh. Nuk e dinim qe harbutet as paskan denjuar per te bere homazhe. Turp. Sa per perurimin e kishin me nxitim, per te kenaqur Ramen dhe qurravine e tij. Jo ne, Popullin. Ne ju njohim, ua dime kontributin dhe i perulemi me respekt.

    Përgjigju
  • andi: 26/09/2021 21:12

    kushedi se ku fle lepuri me sherrin mes ketyre dy. kan pas qen shoqe klase, njifen mire

    Përgjigju
    • @andi: 27/09/2021 06:26

      Mos e luaj me



×

Lajmi i fundit

John

18 të shtruar me shenja helmimi në Krujë, deputetja e PD-së viziton qytetarët në spital