BRUKSEL- Ministrat e financave të Bashkimit Europian ranë dakord për të nisur negociatat mbi shkëmbimin e informacioneve bankare me Zvicrën dhe katër vende të tjera, përfshirë Lihtenshtajnin.

Duke marrë dritën jeshile nga Komisioni Europian për të negociuar me Zvicrën, Lihtenshtajnin, San Marinon, Andorran dhe Monakon, ministrat e financave të BE-së shpresojnë të mbështesin të njëjta rregulla që do të zbatohen në këto vende, si dhe brenda Bashkimit Europian.

Që prej disa kohësh Austria dhe Luksemburgu, të dyja anëtare të BE-së kanë rezistuar, pasi kërkonin mbrojtjen e sekretit të tyre bankar, por të martën ministrat e tyre të financave ranë dakord për një marrëveshje për zbulimin e sekretit bankar.

“Ajo që është e rëndësishme, është që t’i japim fund shmangieve tatimore dhe evazionit të taksave”, tha ministrja austriake e Financave, Maria Fekter.

Analistët thonë se miliarderët shfrytëzojnë oazet e taksave duke depozituar para në banka në një vend të huaj me një juridiksion taksash të ulëta, ose i ashtuquajtur “tax heaven”, që të ofron avantazhe financiare dhe fiskale.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)