BE: Nuk tolerohet mohimi i gjenocidit në Srebrenicë

BE: Nuk tolerohet mohimi i gjenocidit në Srebrenicë

Qendra përkujtimore në Potoçari, ku janë të varrosur viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Në 28-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, Bashkimi Evropian ka tërhequr vërejtjen se nuk mund të tolerohet mohimi i gjenocidit, revizionizmit të historisë dhe madhërimit të kriminelëve të luftës.

Kështu u tha në një deklaratë të përbashkët të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, dhe komisionari për zgjerim, Oliver Varhelyi.

“Para 28 vjetësh një prej faqeve më të errëta të historisë së Evropës u shkrua. Ne ndajmë ngushëllimin dhe dhimbjen e familjeve dhe miqve të viktimave dhe të mbijetuarve të gjenocidit në Srebrenicë. Evropa kujton përgjegjësinë e saj dhe dështimin që të mbrojë. Sot, kur lufta po zhvillohet përsëri në kontinentin e Evropës, ne zotohemi që të veprojmë më mirë për të mbrojtur paqen dhe mbrojmë jetën e njerëzve”, thuhet në deklaratë.

Dy zyrtarët e lartë të BE-së shprehën mbështetjen për aspiratat evropiane të Bosnje e Hercegovinës dhe sovranitetin e saj.

“Në shënimin e përvjetorit të pasojave të konfliktit të armatosur, Bashkimi Evropian përsërit përkushtimin e vet për sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës. Si vend kandidat, e ardhmja e Bosnje e Hercegovinës është në BE”, u tha në deklaratën e përbashkët të Borrellit dhe Varhelyit.

Ata bënë thirrje për pajtim dhe ndërtimin e paqes, bazuar në të vërtetën.

“Pajtimi mund të ndërtohet vetëm mbi të vërtetën, paqen dhe drejtësinë. Nuk mund të ketë tolerancë për mohimin e gjenocidit, revizionimit historik dhe madhërimit të kriminelëve të luftës. Liderët, qytetarët e Bosnje e Hercegovinës kanë përgjegjësi për të punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë bazuar në dialog dhe mirëkuptim të ndërsjellë, të forcojnë dhe mbrojnë paqen dhe dinjitetin njerëzor në të mirë të të gjitha gjeneratave”, thanë Borrell dhe Varhelyi.

Në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, forcat e ushtrisë së serbëve në Bosnje, të udhëhequr nga gjenerali Ratko Mlladiq, kanë vrarë rreth 8.000 burra dhe djem.

Gjykata për krime të luftës në ish-Jugosllavi i ka cilësuar këto vrasje si gjenocid. Por, në Serbi dhe në entitetin e Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, nga nivele më të larta shtetërore vazhdojnë të mos e pranojnë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala: 10/07/2023 20:59

    BE harroi genocidin ne kosove do kujtohet per ate te meparshmin ne bosnje pff.keta vazhdon akoma I perkedhelin koken serbeve dhe boshnjakeve DHE kosoves U kerkojn akoma llogari per dicka QE e kerkojn se U takon

    Përgjigju
    • ballkanas: 10/07/2023 23:20

      Ne varri i fotos te ketij artikulli eshte shkruar vargu i nje libri te shejte: I ne recite za one koji su na Allahovom putu poginuli: "Mrtvi su!" Ne, oni su živi, ali vi to ne znate. E ata qe vrane serbet e i masakruan ne Bosnje e Kosove jane te gjalle mes njerezve te tyre, po serbet akoma nuk e dine.ATA NUK KANE VDEKUR! Jane pikerisht ata qe do jene skeptiket per nje harmoni, e qe do ua kujtojne ne shekuj se si serbet nxorren thiken para se nxirnin doren e mirseardhjes per t'u mare vesh si njerez. jo se ka ndonje gje te re ne historite ballkanase, por ta dine shume mire se keto krime nuk harrohen para qurravitjeve te serbeve nuk e gelltisin dot realitetin e ri te Kosoves.

  • ballkanas: 10/07/2023 19:54

    dhe vargu i famshem qe thote komandanti serb ne Srebrenice para se te vrisnin civilet ne filmin "Quo vadis Aida?" : s kim ratujemo ove četiri godini, jebem vam majku, ju kthehet tashme ne surrat serbeve fjale per fjale me po te njejtin cinizem : po kush i vrau gjithe ata civile ne Srebrenice, ju befsha nenat! I vrane njerez qe sot nuk e gelltisin dot Kosoven e pavarur pasi vrane e shperngulen sa munden dhe fshihen tashti ne serbi si kriminele lufte, njeres qe asnje here nuk i pranuan krimet e tyre (se ata nuk i vrau Karadjic e Milloshevic, por kriminela te mirfillte lufte, ushtarake qe masakruan). E ne ballkan njerezit nuk harrojne, EU or non-EU. E sot perseri kercenojne keto plehra falanga serbe me merine e shekujve te kaluar ballkanike. U kapen me Bosnjen e Kosoven si shumica muslimane e republika te dobeta se nuk i linte dot e shkuara serbe orthodokse. Kroacia ja u futi kembet ne te njejten kepuce megjithese serbet kishin gjithe ushtrine e ish-Jugosllavise, dhe sot i sheh nga EU si kafshe ballkanase. Hajde se dardha e ka bishtin gjthmone prapa keshtu qe do e gjejne serben se boll kane jetuar ne fllucken e boten e tyre qe tashme ka plasur dhe po ja u perplas realitetin ne sy.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni