Bashkimi Europian ka nisur një operacion të ri për të kontrolluar anije që sjellin emigrantë nga deti Mesdhe. Në operacionin e emëruar “Sophia”  anijet detare do të kontrollojnë çdo lloj anije tjetër në të cilën dyshohet se ka emigrantë.
 
Luftanijet e BE-së duhet të rrinë në ujërat ndërkombëtare,që do të thotë se ata do të duhet të qëndrojnë 12 milje detare larg nga brigjet e Libisë.  Anijet luftarake do të mbështeten nga helikopterë dhe dronë, për ta bërë gjuetinë e kontrabandistëve sa më të lehtë.
 
Deri më tani BE-ja është fokusuar në operacionet e vëzhgimit dhe të shpëtimit. Për 2015  më shumë se 130 mijë  emigrantë dhe refugjatë kanë kaluar në Evropë. Më shumë se 2,700 janë mbytur. Kriza e  emigrantve  pritet të jetë një nga çështjet kryesore edhe gjatë fjalimit që Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Francois Hollande do të mbajnë në Parlamentin Evropian.
 
Numri i madh i emigrantëve që arrijnë në Europë kanë sjellë një krizë brenda BE-së, me  disa shtete anëtare që kundërshtojnë të pranojë emigrantët.


Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)