BE: Opozita të plotësojë vendet
bosh në AMA, kusht i integrimit!

BE: Opozita të plotësojë vendet<br />bosh në AMA, kusht i integrimit!
TIRANE - “Palët politike duhet të gjejnë një marrëveshje për përshpejtimin e procedurës së plotësimit të vendeve vakante në AMA, si kusht për integrimin e vendit në BE”. Kjo është thirrja që përfaqësuesi i BE, Yngve Engstorm i bëri politikës shqiptare në Shqipëri, sa i përket pavarësisë dhe funksionimit të Autoritet të Mediave Audiovizive.

Duke folur në konferencën ku u prezantua një studim i Komisionit Evropian mbi AMA-n, përfaqësuesi i BE-së bëri të ditur se kohët e fundit është rritur ndjeshëm vëmendja e faktorit ndërkombëtar mbi lirinë dhe funksionimin e këtij institucioni, e theksuar kjo edhe në progres-raportet e çdo viti.

Kjo pasi siç theksoi Engstorm, AMA është një shprehje e qartë e lirisë së medias dhe shprehjes në vendin tonë, dhe këto janë baza e demokracisë dhe integrimit në familjen evropiane. Në këtë kuadër, Engstorm nënvizoi se zbatimi i kuadrit ligjor të AMA-s, mes të cilëve edhe plotësimi i vendeve vakante të saj, kthehet në kusht të domosdoshëm duke parë rëndësinë që ky faktor ka për BE-në si tregues i pvarësisë së institucioneve.  

Jo vetëm kaq, por Engstorm nënvizoi rëndësinë e mirëfunksionimit të AMA-së, në një kohë kur në qershor të vitit 2015, bëhet kalimi i transmetimit nga analog në dixhital. Në emër të Bashkimit Evropian, Yngve Engstorm shprehu vullnetin e Brukselit për të ofruar mbështetje teknike dhe financiare për realizimin e këtij objektivi nga ana e qeverisë shqiptare.

“Raporti i progresit i vitit 2012 identifikon nevojat urgjente të AMA duke u fokusuar tek pavarësia dhe funksionimi i duhur duke mbushur vendet vakante. Në kuadrin më të gjerë të lirisë së shprehjes, zbatimi i ligjit ka qenë i ngadaltë, për shkak të mungesës së një marrëveshje politike, për  të mbushur vendet vakante të AMA. BE e ka rritur vëmendjen e saj të autoritetit të medias në Shqipëri dhe Turqi. Për ne pavarësia dhe paanësia, janë shumë të rëndësishme për lirinë e shprehjes. Procedurat e emërimit duhet të jetë në përputhje me legjislacionet. Të gjitha hallkat duhen zbatuar, mes të cilëve licencimin dhe matjen e audiencës. Ky studim vjen në një kohë kur pritet kalimi i transmetimit nga analog në dixhital në qershor të vitit 2015. Botimi i këtij studimi ka ardhur në kohën e duhur sa i përket pavarësisë së institucioneve. BE ka bërë dy raunde të kontrollit këtë vit. Progres raporti i këtij viti, kërkon që zbatimi të jetë i plotë dhe institucione të tilla si AMA të ofrojnë role të tilla. Kjo tryezë është e rëndësishme sa i përket procesit të integrimit. Liria e medias dhe e shprehjes tregojnë angazhimin e shtetit për tu bërë pjesë e BE. Liria e shprehjes është një nga bazat mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian. planifikimi dhe zbatimi i masave për të garantuar lirinë e medias, do të thotë se kondicionaliteti i BE për lirinë e medias dhe të shprehjes ka marrë vëmendje të veçantë. Komisioni është i angazhuar të japë mbështetjen e vetë në kuadër të rezultateve. Këto qasje strategjike do të mbështeten me ndihmë financiare dhe teknike.” tha Engstorm, përfaqësues i BE.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës