BE paralajmëron Sllovakinë kundër ligjit për ‘agjentët e huaj’

BE paralajmëron Sllovakinë kundër ligjit për ‘agjentët e huaj’

Vera Jourova

Komisioni Evropian ka paralajmëruar Sllovakinë se do të nisë veprime të menjëhershme ligjore nëse qeveria çon përpara një ligj të propozuar i cili kërkon nga Organizata Joqeveritare marrin fonde nga jashtë, të regjistrohen si "organizata me mbështetje të huaj".

"Isha në Bratislavë dhe e bëra shumë të qartë", tha nënpresidentja e Komisionit Evropian Vera Jourova të mërkurën, pak para publikimit të raportit vjetor mbi sundimin e ligjit në BE.

“Nëse ndiqni shembullin hungarez për ligjin mbi Organizatat Joqeveritare, ne do të nisim menjëherë një procedurë (për shkeljen e ligjit në BE), sepse tashmë e kemi në tryezë vendimin e gjykatës (Evropiane të Drejtësisë)”, shtoi ajo.

Hungaria miratoi një ligj të ngjashëm për OJQ-të e financuara nga jashtë në vitin 2017, por e shfuqizoi atë në vitin 2021, pasi Gjykata Evropiane e Drejtësisë e shpalli atë të paligjshëm, shkruan Reuters.

Komisioni Evropian është duke u përplasur me Hungarinë për çështjet e sundimit të ligjit dhe ka bllokuar fondet e BE-së për të. Budapesti gjithashtu shqetësoi partnerët e tij të bllokut në fillim të presidencës gjashtëmujore të BE-së me "misionin e paqes" të kryeministrit Viktor Orban, që përfshiu bisedimet me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë.

Beteja të ngjashme ligjore me Poloninë përfunduan pas ndryshimit të qeverisë polake vitin e kaluar.

Raporti vjetor i BE-së për sundimin e ligjit mbulon cështje që kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor, korrupsionin, lirinë e medias dhe fusha të tjera si shoqëria civile. Raporti ofron rekomandime jodetyruese për të 27 vendet anëtare të bllokut.

Zonja Jourova më tej tha se vendet anëtare u janë përmbajtur të paktën pjesërisht, rreth dy të tretave të rekomandimeve të vitit 2023.

Për sa i përket gjyqësorit, Hungaria ka ndërmarrë reforma që do ta lejojnë atë të zhbllokojë deri në 10 miliardë euro të ndihmës për zhvillim të BE-së.

Komisioni Evropian pret më shumë lëvizje për liritë dhe pluralitetin e medias kur një Akt Evropian për Lirinë e Medias, të hyjë në fuqi në gusht të vitit 2025.

Por, zyrtarët e Komisionit thonë se kanë parë më shumë trysni të qeverive ndaj grupeve të shoqërisë civile në disa vende të BE-së.

"Sigurisht që situata është e ndryshme në çdo vend anëtar, por kjo është një prirje shumë shqetësuese", tha një zyrtar i bllokut.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille