BE – Parlamenti Evropian kërkon mbrojtjen e Edward Snowden-it

/ATSH-AFP/ - Eurodeputetët kërkuan dje që shtetet anëtare të BE-së të japin mbrojtje për ish-informaticienin e shërbimeve amerikane sekrete, Edward Snowden, në një rezolutë që kërkon garanci për të dhënat personale të evropianëve.
Parlamenti i kërkoi vendve të BE-së "të anulojnë çdo ndjekje kundrejt amerikanit që është në origjinë të zbulimeve mbi prakitkat e shërbimeve sekrete të SHBA-së dhe që është strehuar në Rusi që prej vitit 2013, si dhe t'i ofrohet mbrojtje".
"Për pasojë këto vende duhet të ndalojnë ekstradimin apo dorëzimin e tij nga një palë e tretë, në shenjë të njohjes së statusit të tij si 'lajmëtar' dhe mbrojtës ndërkombëtar i të drejtave të njeriut", sipas kërkesës së eurodeputetëve.
Kjo pikë e rezolutës, që ka të bëjë me Snowdenin, u miratua nga një maxhorancë minimale (285 vota pro, 281 kundër dhe 72 abstenim), sipas një amendamenti të paraqitur nga të Gjelbrit dhe e Majta Radikale (GUE).
Edward Snowden, nga ana e tij, e cilësoi këtë votë si "të jashtëzakonshme, dhe si një dorë të shtrirë nga disa miq".

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë