Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sotmodelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara, duke paralajmëruar një reformim të thellë të sistemit të prokurimit publik.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë se krah ministres virtuale Diella do të bashkohet edhe 'Gjoni'. Rama nuk dha më shumë detaje, por u shpreh se Gjoni do të merret me një sërë çështjesh të Prokurimeve

"Pas Diellës, Gjoni do të shfaqet së shpejti në këtë fushë dhe do të merret me sërë çështjesh të Prokurimeve. Kur Diella me Gjonin do të jenë shumë më tepër në zotërim të procesit shpresoj se do të ketë bindje se ka fitues të drejtë dhe humbës me meritë pasi të kalojë dhe një fazë kur humbësit të duan t'i shikojnë me sytë e vetë dhe t'i kontrollojnë një më një të gjitha fletët e procesit, sepse procesi gjithsesi do të jetë i kontrollueshëm manualisht.

Pra, ndryshe nga sa u tha në fillim kur ne e hodhëm këtë ide edhe arriti deri dhe New York Times të hapte debat për Diellën, nuk do të ketë një proces të mbyllur në ekranin e Diellës, por do të jetë një proces ku çdokush që do të ketë pretendime do të mund ta ndjekë atë dhe manualisht", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Modeli i ri i prokurimeve publike nën mbikëqyrjen e Diellës, Rama: Dosje virtuale për çdo biznes, më shumë transparencë