BE: Pavarësisht zgjedhjeve të parakohshme, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë

BE: Pavarësisht zgjedhjeve të parakohshme, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë

Avdullah Hoti dhe Aleksandër Vuçiç

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të vazhdojnë dialogun mes tyre, pavarësisht zgjedhjeve të hershme që do të zhvillohen në Kosovë.

BE ka ndjekur zhvillimet e fundit politike në Kosovë, dhe ka këmbëngulur në respektimin e marrëveshjeve, në të cilat kanë rënë dakord shtetet që duhet të zbatojnë.

"Ne presim që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme. Ne u bëjmë thirrje të dy palëve të respektojnë progresin e arritur gjatë dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve,”, ka thënë BE. Ata shtuan se vazhdimisht do të komunikojnë më të dyja palët në mënyrë që kjo marrëveshje të bëhet e mundur.

Në fund ata shtuan se edhe për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, rruga për në BE-së është vetëm përmes dialogut.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë një deklaratë më datë 19 dhjetor, është shprehur se nuk do të njohje Kosovën deri në vitin 2022. Pas deklaratës se tij figura politike të ndryshme kanë reaguar, me në krye kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, i cili tha se nuk do të ketë marrëveshje pa njohje reciproke. Së fundmi në Kosovë është shpallur se do të bëhen zgjedhjet e parakohshme.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja