BE: PD të kthehet në Kuvend
të respektojë afatet e Vettingut

BE: PD të kthehet në Kuvend<br />të respektojë afatet e Vettingut
TIRANE-Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian (PE), Knut Flencestein në një konferencë për mediat nga zyrat e BE në Tiranë u shpreh se do të flasë sot për të vërteta që shumëkujt dhe mund të mos i pëlqejnë.

"Deputetët e Partisë Demokratike duhet të kthehen në Kuvend e të vazhdojnë punën për të cilën janë zgjedhur" tha sot raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein duke u shprehur se është e drejta e PD të protestojë por deputetët duhet të jenë në Kuvend.

Shtatori do të jetë muaji vendimtar, tha Flenckestein, për çeljen e negociatave për Shqipërinë.
Por kjo do të ndodhë vetëm nëse keni zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme dhe që të mos e keni ndalur Reformën në Drejtësi”.

 Kurse fundi i javës që vjen do te percaktojë për Flenckestein fatin e Vetting.
"Do ta shohim kush do të thotë vetëm fjalët dhe kush do të bllokojë procesin"

Sepse shtoi ai, 'mendoj që sistemi i drejtësisë nuk ka të bëjë në vecanti me politikanët, sepse nuk janë më të mirë sesa ata që punojnë te kasa në market'.

Duke folur troç, Flenckestein tha se nuk pajtohet me sulmet që i janë bërë kohët e fundit ambasadorëve Lu e Vlahutin duke i përcjellë në këtë rast një mesazh direkt ish-kryeministrit Sali Berisha.

"Respekt Berishës, por të ndalë përrallat me Soros"
Dhe që në hyrje të fjalës së tij, Flenckestein i adresoi një kritikë ish-kryeministrit Sali Berisha që ditët e fundit ka sulmuar ambasadorët e huaj të akredituar në vend. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian i kërkoi Berishës të ndërpresë sulmet ndaj ambasadorëve duke theksuar se diplomatët po bëjnë as më shumë dhe as më pak atë që u kërkojnë shtetet nga vijnë, si BE apo SHBA.

Unë kam thënë që ne ndjehemi si miq, dhe miqtë janë miq të vërtetë kur ata thonë të vërtetën, atë të vërtetë që ata ndjejnë dhe kur ajo nuk u pëlqen disave. Dhe në fakt kjo miqësi nuk është miqësi kundrejt individëve, nuk ka të bëjë me një kryeministër apo me një udhëheqës opozite, ndaj më lejoni të jem i drejtpërdrejtë me ju. Ne po luftojmë për të njëjtin objektiv dhe ndonjëherë ka dhe keqkuptime e nuk kuptohemi me njëri-tjetrin, por kjo nuk është një betejë private, e Donit, Romanes apo e Knut, por ne jemi tërësisht të bashkuar dhe përfaqësojmë institucionet e të gjitha autoriteteve të BE e Amerikës, dhe më lejoni të jem i drejtpërdrejtë me një shfaqje televizive që u shfaq dje.

Kam shumë respekt për Berishën, ndoshta më shumë sesa mendoni ju dhe këtë e kam me të vërtetë.
Por ama do të doja që t'i kërkoja të mos fliste më për këto përralla sorosiane, e njëjta histori që kam dëgjuar edhe në Maqedoni.
Reforma nuk bëhet që të na kënaqë ne as për të kënaqur Junker apo Merkel, por e gjitha bëhet për të drejtën e qytetarëve të Shqipërisë që ata të kenë prokurori dhe gjykatë të pavarur.
Dhe ne të gjithë e dimë që kjo është themeli i asaj që duhet bërë kundër krimit dhe korrupsionit
".

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?