BE përfundon miratimin e kufirit të çmimit të naftës ruse, Ursula: Vendimi do godasë të ardhurat e Rusisë

BE përfundon miratimin e kufirit të çmimit të naftës ruse, Ursula: Vendimi do godasë të ardhurat e Rusisë

1669796361_Screenshot5.jpg

Të gjitha qeveritë e Bashkimit Evropian kanë përfunduar miratimin me shkrim të një kufiri të çmimit prej 60 dollarësh për fuçi për naftën detare ruse, tha Komisioni Evropian, duke i hapur rrugën botimit të saj në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrjen në fuqi më 5 dhjetor, raportojnë mediat e huaja.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha se G7 dhe të gjitha shtetet anëtare të BE-së kanë marrë një vendim që do të godasë edhe më shumë të ardhurat e Rusisë dhe do të zvogëlojë aftësinë e saj për të luftuar në Ukrainë.

“G7 dhe të gjitha shtetet anëtare të BE-së kanë marrë një vendim që do të godasë edhe më shumë të ardhurat e Rusisë dhe do të zvogëlojë aftësinë e saj për të luftuar në Ukrainë”, tha në një deklaratë presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.

Ajo gjithashtu tha se kjo gjë do i ndihmojë edhe për stabilizimin e çmimeve globale të energjisë.

“Do të na ndihmojë gjithashtu të stabilizojmë çmimet globale të energjisë, duke përfituar vendet në mbarë botën që aktualisht po përballen me çmime të larta të naftës”, tha ajo.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Kievi: Është bombarduar klinika e kancerit në Kherson! Moska: S’pranojmë çmimin tavan të naftës


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Kalimtarët sulmohen me thikë në një park në Bavari, dy të vdekur dhe disa të plagosur

Gjermani/ Kalimtarët sulmohen me thikë në një park në Bavari, dy të vdekur dhe disa të plagosur