“Mburoja” do të quhet operacioni europian kundër rebelëve Huthi në Detin e Kuq, siç ka njoftuar më herët Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell në këshillin joformal të ministrave të mbrojtjes në Bruksel.
Qëllimi i këtij operacion i është mbrojtja e anijeve tregtare dhe mundësitë janë që ky operacion të fillojë më 17 shkurt. Gjatë kësaj kohe do të vendoset se cili vend do të ketë administratën , ku do të jetë selia dhe çfarë do të ofrojnë vendet anëtare. Sipas burimeve evropiane, flitet për një rol të konsiderueshëm të të Greqisë në këtë nismë.
Pak javë më parë ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Dendias, kishte njoftuar se një fregatë greke do të lundrojë drejt Detit të Kuq pasi të jetë përgatitur plotësisht dhe roli i saj varet nga forca e përgjithshme dhe shpërndarja e roleve.
"Drita jeshile" fillestare për një mision detar për të mbrojtur anijet nga sulmet Huthi të Jemenit në Detin e Kuq u dha nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian më 16 janar.
Shumë kompani tregtare të anijeve i kanë devijuar anijet e tyre në rrugë të tjera pas sulmeve në Detin e Kuq nga Huthis, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit dhe thonë se po veprojnë në solidaritet me palestinezët ndërsa lufta vazhdon mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.
Diplomatët thanë se Komiteti Politik dhe i Sigurisë, i cili është përgjegjës për politikën e jashtme dhe të mbrojtjes, kishte miratuar fillimisht misionin, i cili do të kryhet në bashkëpunim me partnerët e BE-së.
Muajin e kaluar, SHBA tha se po punonte me vende të tjera për të nisur patrullimet në Detin e Kuq si pjesë e një misioni të ri.