BE: Polarizimi Rama-Berisha
mban peng 3 ligjet e integrimit

BE: Polarizimi Rama-Berisha <br />mban peng 3 ligjet e integrimit
TIRANE - Bashkimi Evropian ka publikuar raportin për Politikën e Jashtme për vitin 2013 në të cilin deklaron se polarizimi midis kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe kreut të opozitës Edi Rama, mbetet i lartë.

Në raportin me plot 151 faqe, theksohet se në Shqipëri opozita dhe mazhoranca kaluan pjesërisht bllokimin, por për shkak të polarizimit 3 ligjet e integrimit nuk janë miratuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Raporti i Bashkimit Evropian vë theksin se nxitja për demokratizimin dhe përmirësimin e standardeve të qeverisjes është një sfidë e vështirë për BE-në, kur nga ana tjetër ekziston një deficit i vullnetit politik.

Në këtë kontekst, Brukseli nuk ka zgjedhje, por do të bashkëpunojë me liderët lokalë si kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski dhe kryeministrin shqiptar Sali Berisha, i cili polarizon opinionin publik dhe janë të akuzuar për vjedhje të pushtetit.

Raporti i Komisionit Evropian rekomandoi që Shqipërisë t’i jepej statusi i kushtëzuar i vendit kandidat në Bashkimin Evropian, por Këshilli Evropian e shtyu në dhjetor.

KOSOVA DHE SERBIA

Raporti i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme duke folur për Kosovvn vlerëson se ishte një sukses viti 2012, meqenëse ndërmjetësimi i BE-s për bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës solli frytet e tij.

Gjithashtu marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit goditi në dhjetor 2011 duke ndihmuar Serbinë për t’u kualifikuar për kandidimin në BE. Bisedimet u rifilluan në tetor duke u ndjekur me zgjedhjet parlamentare prill/maj.

Raporti sjell në vëmendje hapin e Përfaqësueses së Lartë Catherine Ashton për ndërmjetësimin e takimit mes kryeministrave Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daçiç.

“Ashton ndërmori një takim të paprecendet me kryeministrat, Ivica Daçiç dhe Hashim Thaçi, ndjekur nga një tjetër takim në nëntor. Megjithatë, ekzistojnë pyetje të vazhdueshme nëse dhe kabineti Daçiç do të jetë në gjendje të zbatojë marrëveshjen e MIK-së dhe të bëjë hapa të mëtejshëm të nevojshme”, thuhet në raportin e BE-së.

BE-ja i ka kërkuar Serbisë të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën "si një parakusht për hapjen e bisedimeve të pranimit, por ka ende për t'u përcaktuar. Austria, Holanda, Gjermania, Britania e Madhe kanë shtruar presionin ndaj Serbisë të njohë zyrtarisht Kosovën”.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë