"Është shumë e qartë, që në një kohë të afërt shifrat e kërkesave për azil do të rriten", ka bërë prognozën drejtoresha e Zyrës së BE për Azilin, EUAA, Nina Gregori. Mungesa e stabilitetit dhe kërcënimi i sigurisë njerëzore janë tipare të botës së sotme. "Për fat të keq nuk janë provizore", ka thënë Gregori për grupin mediatik gjerman, Funke Mediengruppe. Zhvillimet gjeopolitike në vitet 2021 dhe 2022 kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në nevojën për mbrojtje dhe kanë çuar në fluks drejt BE.
Nga janari deri në tetor të këtij viti në BE janë regjistruar 790.000 kërkesa për azil, ka raportuar Gregori. Kjo shënon një rritje me 54% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shumica e kërkesave për azil vijnë nga Siria, Afganistani Italia ashpërson politikën ndaj refugjatëvedhe Turqia.
Tek shifrat e reja nuk janë regjistruar refugjatët e luftës nga Ukraina. Ata kanë mundësi, pa ndonjë procedurë të komplikuar azili që të marrin mbrojtje të përkohshme në BE. Sipas Gregori janë regjistruar 4,7 milionë ukrainas. Aktivizimi i rregullores për mbrojtje të përkohshme pengoi kolapsin e sistemeve të azilit të vendeve anëtare, sipas drejtoreshës së EUAA. Regjistrimet në shifra milionëshe do të kishin "rritur shumë presionin" në sistemet e azilit të BE.
Gregori ka kërkuar progres në reformën e azilit dhe migracionit në BE. Ajo ka përshëndetur një deklaratë në nivel të BE, që para zgjedhjeve të vitit 2024 të gjenden zgjidhje strukturore.
"Ecja përpara me këto tema do të jetë me shumë rëndësi."/DW
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
Kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja prej 10-20% për importet, ja strategjia e BE-së ndaj Trump
23 Janar, 13:27
-
Presidenti Trump emëron Andrew Puzder si ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE
23 Janar, 07:19
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve
22 Janar, 13:23
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
SHBA tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën, BE vazhdon të jetë pjesë e saj
21 Janar, 15:12
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28