BE: 6 tetori një ditë e mirë për demokracinë në Kosovë, qeverinë e re e presin detyra të rëndësishme

BE: 6 tetori një ditë e mirë për demokracinë në Kosovë, qeverinë e re e presin detyra të rëndësishme

Maja Kocijançiç

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç tha se "6 tetori ishte një ditë e mirë për demokracinë në Kosovë".

Në reagimin e saj fillestar pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën në Kosovë, Kocijançiq theksoi se ishte shumë pozitiv fakti, se në këto zgjedhje, votuan më shumë qytetarë se në ato të mëparshmet në vitin 2017.

Kocijançic potencoi se qeverinë e re të Kosovës po e presin detyra të rëndësishme, duke përmendur zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, sundimin e ligjit dhe angazhimin për rifillimin e dialogut me Beogradin.

"Kjo është në dobi të qytetarëve të Kosovës dhe tërë rajonit. BE-ja do të vazhdojë punën dhe bashkëpunimin e saj me Kosovën dhe do të promovojë pajtimin, bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor ", tha Kocijançic.

Bashkimi Evropian dërgoi një mision monitorimi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura në Kosovë, më 6 tetor. Misioni do të paraqesë një vlerësim paraprak më 8 tetor dhe do të publikojë një raport përfundimtar në muajt e ardhshëm. REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela

Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela