BE rezolutë Kinës të pranojë hetim ndërkombëtar për koronavirusin! Josep Borrell: Covid mund të çrregullojë edhe më shumë botë tonë të ç’rregullt

Shefi i politikës së jashtme europiane Josep Borrell ka deklaruar se BE përmes një rezolute i bën thirrje Kinës të lejojë kryerjen e një hetimi ndërkombëtar për koronavirusin dhe paralajmëroi se Covid mund të çrregullojë edhe më shumë "botë tonë të ç’rregullt"

Në një intervistë për disa media europiane, në të cilën u përfshinë një sërë çështjesh, përfshirë pandeminë Covid-19 dhe marrëdhëniet me Kinën dhe Shtetet e Bashkuara, diplomati i lartë i BE tha se kriza aktuale globale e shëndetit dhe ajo ekonomike e shkaktuar nga Covid-19 - në veçanti pretendimet e administratës Trump se virusi mund të ketë origjinën në një laborator kinez në qytetin e Wuhan - kërcënojnë edhe më shumë marrëdhëniet e helmuara midis Uashingtonit dhe Pekinit.

Joseph Borrell këmbënguli duke thënë se ai nuk kishte prova për origjinën e koronavirusit, por i bëri thirrje Kinës të lejojë kryerjen e një hetimi ndërkombëtar, ndoshta i udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetit. Për këtë qëllim, - tha ai- BE po përgatit edhe një rezolute.

“Ne - tha Borrell - kemi nevojë për një qasje të pavarur shkencore, jo për të fajësuar, por për të njohur dhe kuptuar si dhe të jemi në gjendje të dimë sesi mund të ndodhin gjërat, çfarë ndodhi, kryesisht për të parandaluar një rast tjetër si ky.

Shefi i politikës së jashtme europiane bëri thirrje gjithashtu për ndërtimin e një sistemi të ri shumëpalësh.

"Eshtë e qartë – tha Borrell - se shpërndarja botërore sot nuk është e rregullt, nuk është më sipas shpërndarjes së vërtetë të fuqisë, e cila është shumë e ndryshme nga shpërndarja e pushtetit në fund të Luftës së Dytë Botërore. Unë mendoj se jetojmë në një botë të çrregullt dhe kemi nevojë për të rindërtuar një multilateralizëm të ri në të cilin biznesi europian mund të luajë një rol të rëndësishëm".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Punëtori ra në makinerinë e inerteve dhe humbi jetën, arrestohet një nga bashkëpronarët! Hoqi edhe DVR e kamerës, 2 ende në kërkim (EMRI)

Kurbin/ Punëtori ra në makinerinë e inerteve dhe humbi jetën, arrestohet një nga bashkëpronarët! Hoqi edhe DVR e kamerës, 2 ende në kërkim (EMRI)