BE rrit presionin ndaj Biden: Të zgjatet afati për evakuimin e afganëve, është e pamundur tërheqja e trupave brenda 31 gushtit

BE rrit presionin ndaj Biden: Të zgjatet afati për evakuimin e afganëve, është e pamundur tërheqja e trupave brenda 31 gushtit

Presidenti amerikan Joe Biden po përballet me presion në rritje për të zgjatur afatin e përfundimtar, 31 gushtin për tërheqjen e trupave nga Afganistani.

Një numër vendesh kanë thënë se nuk do të jetë e mundur të evakuohen të gjithë shtetasit e huaj deri në fund të muajit.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell ka thënë se është "matematikisht e pamundur" të evakuohen 60,000 njerëz deri në fund të muajit.

Borrell tha se vetëm 150 nga 400 afganët e punësuar nga BE janë evakuuar deri më tani dhe se kjo është "shumë e pamjaftueshme".

"Aeroplanët po largohen ndërsa njerëzit janë ende në terren," shtoi ai.

Borrell i tha agjencisë së lajmeve AFP se ai ishte ankuar tek amerikanët se siguria e tyre në aeroportin e Kabulit po pengonte përpjekjet e afganëve që punonin për vendet evropiane për t’u futur ne aeroport.

Ndërkohë sekretari i Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar Ben Wallace ka thënë se "asnjë komb nuk do të jetë në gjendje t'i nxjerrë të gjithë jashtë brenda këtij afati".


Lajmi kryesor:

Gjermania kryen operacionin më të madh të evakuimit në histori, strehohen 5000 afganë! SHBA mori 7400 të tjerë (30,000 në total)


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK