Gjermania kryen operacionin më të madh të evakuimit në histori, strehohen 5000 afganë! SHBA mori 7400 të tjerë (30,000 në total)

AFGANISTAN- Në Kabul mbizotëron kaosi, në njërën anën autoritetet perëndimore nxitojnë të evakuojnë qytetarët dhe mbështetësit e tyre nga vendi dhe në anën tjetër çdo orë e më shumë talebanët po rritin presionin. Të paktën shtatë civilë afganë kanë mbetur të vdekur pasi janë shtypur nga turmat jashtë aeroporit të Kabulit, ndërkohë që njerëzi përpiqen dëshpërimisht që të ikin nga marrja nën kontroll e Afganistanit nga talebanët.

"Kushtet në terren mbeten jashtëzakonisht sfiduese, por ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të menaxhuar situatën në mënyrë sa më të sigurt," tha një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes në Britani.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka thirrur të martën G7 për bisedime urgjente mbi situatën në Afganistan pasi tha se është emergjente evakuimi i afganëve që u rrezikohet jeta, teksa shtoi se duhen marrë masa për të parandaluar një krizë humanitare.

Jashtë aeroportit të Kabulit ka pasur skena kaotike, teksa mijëra afganë janë përpjekur dëshpërimisht të shpëtojnë, ndërsa qeveritë po evakuojnë qytetarët e tyre dhe kolegët afganë të kualifikuar.

Rreth 4,500 trupa amerikane janë nën kontrollin e përkohshëm të aeroportit të Kabulit, si dhe rreth 900 ushtarë britanikë janë gjithashtu në patrullimin në vend, si pjesë e përpjekjeve për të siguruar fluturimet e evakuimit. Militantët talebanë kanë kryer postblloqe rreth perimetrit të aeroportit dhe kanë bllokuar afganët për dokumentat e udhëtimit, ende pa hyrë në aeroport.

Mary-Ellen McGroarty, drejtoresha e Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së për Afganistanin, tha se veprimi i shpejtë i koordinuar ishte domosdoshëm. "Përndryshe, një situatë tashmë e tmerrshme do të bëhet një katastrofë absolute, një katastrofë e plotë humanitare," tha ajo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:48
Biden do të marrë pjesë virutualisht në takimin e G-7ës për Afganistanin

Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet vrtualisht me udhëheqësit e G7 të martën për të diskutuar situatën në Afganistan, përfshirë ndihmën humanitare për refugjatët afganë. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki në një deklaratë sot.

Kjo vjen si përgjigje pasi kryeministri britanik Boris Johnson tha se ka thirrur një takim të udhëheqësve të G7 të martën për të diskutuar krizën në Afganistan.

Ora 22:13
Mbërrijnë 5000 afganët në Gjermani, operacioni më i madh në histori! SHBA ka evakuuar në total mbi 30 mijë persona

Afganët janë larguar nga Kabuli të premten pasdite, në bordin e një Globemaster C17, kanë mbërritur në Gjermani, në bazën ushtarake amerikane të Ramstein. Në total bëhet fjalë për 5000 afganë që priten të strehohen për jo më shumë se 10 ditë siç parashikon marrëveshja, për të shkuar më pas në destinacionin final, SHBA. Ky është operacioni më i madh i evakuimit në histori.  Baza ushtarake e Ramstein ka një kapacitet prej 5 000 njerëzish, por me një intensitet fluturimesh çdo 90 minuta, ky kapacitet do të tejkalohet, ndaj është menduar që kampi të zgjerohet edhe me disa çadra të tjera që mund të mbajnë edhe 2500 persona të tjerë.    Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara thanë të dielën se kanë evakuuar 7400 persona të tjerë nga Kabuli gjatë 24 orëve të fundit. Në total, SHBA-të kanë evakuuar në tërësi 25,100 njerëz javën e fundit dhe një total prej 30,000 që nga fundi i korrikut.

Ora 21:30
Situata në Afganistan/ OKB bën thirrje: Të krijohet një urë ajrore humanitare

Organizata Botërore e Shëndetit dhe UNICEF po bëjnë thirrje që të krijohet menjëherë një “urë ajrore humanitare” për të lejuar shpërndarjen e ilaçeve dhe furnizimeve të tjera në Afganistan.

Dy agjencitë thanë në një deklaratë se "janë të përkushtuar të qëndrojnë dhe të ofrojnë shërbime për qytetarët e Afganistanit".

Në deklaratë, thuhet se "asnjë avion komercial nuk është lejuar që të ulet në Kabul dhe nuk kanë asnjë rrugë që të furnizojnë qytetarët që kanë nevojë".

Ora 19:06
Evakuimet në Afganistan, Biden në deklaratë urgjente

Mes kritikave të shumta mbi vendimin për të tërhequr trupat amerikan nga Afganistani, presidenti Joe Biden pritet t’i drejtohet kombit kësaj të diele. Nga sa mësohet  ai pritet që të japë një përditësim lidhur me evakuimet në Afganistan. Biden është nën presion pasi sondazhet e fundit kanë zbuluar se 3/4 e amerikanëve mendojnë se ka qenë i gabuar vendimi për tërheqjen e trupave në Afganistan.

Ora 17:01
Evakuimet nga Afganistani, Johnson thërret të martën G7-n: Është jetike të parandalojmë një krizë humanitare

Kryeministri britanik Boris Johnson ka thirrur të martën G7 për bisedime urgjente mbi situatën në Afganistan. Në një postim më rrjetet sociale, Johnson ka deklaruar se është emergjente evakuimi i afganëve që u rrezikohet jeta, teksa tha se duhen marrë masa për të parandaluar një krizë humanitare.

"Është jetike që bashkësia ndërkombëtare të punojë së bashku për të siguruar evakuime të sigurta, për të parandaluar një krizë humanitare dhe për të mbështetur popullin afgan", ka thënë Johnson.

Mbretëria e Bashkuar mban presidencën e radhës të G7 - anëtarët e së cilës janë Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe SHBA - këtë vit.

Ora 16:30
Zyrtari i Talebanëve: Nuk ka kaos në Afganistan, SHBA po krijon 'dramë evakuimi' për të fshehur humbjen

Një zyrtar i lartë taleban ka akuzuar perëndimin se po kërkon që të krijojë panik dhe kaos në Afganistan, pas marrjes së pushtetit. Amir Khan Mutaqi ka deklaruar se SHBA-ja po përpiqet që të fsheh humbjen e saj duke krijuar një "dramë evakuimi". Ndonëse në media janë shpërndarë pamje ku shihen njerëz që dhunohen, rrihen me kamxhik, talebanët vijojnë të thonë se kanë ardhur aty në paqe, e ndërsa Amir Khan Mutaqi shtoi se çdo vendim merret për të mirën e Afganistanit. Madje, ai shtoi se talebanët janë në bisedime me të gjithë për të arritur një marrëveshje të re për qeverinë e ardhshme.

Ora 13:50
NATO: Të paktën 20 viktima në një javë në aeroportin e Kabulit

Një zyrtar i NATO -s i tha Reuters se të paktën 20 persona kanë vdekur dhe përreth aeroportit të Kabulit që kur talebanët morën kontrollin e kryeqytetit të dielën e kaluar.

"Kriza jashtë aeroportit të Kabulit është për të ardhur keq. Fokusi ynë është që të evakuojmë të gjithë të huajt sa më shpejt që të mundemi," tha zyrtari.

Forcat tona po monitrorojnë zonat e jashtme të aeroportit të Kabulit për të parandaluar çdo përplasje me talebanët," shtoi zyrtari i NATO -s.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar (MM) tha më herët se shtatë civilë afganë ishin vrarë jashtë aeroportit, duke dhënë pak detaje të tjera.

Ora 10:52
Trump kritikon Biden për situatën në Afganistan: Poshtërimi më i madh në politikën e jashtme të SHBA-së

Ish -presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar pasardhësin e tij Joe Biden, për tërheqjen e trupave nga Afganistani, duke e cilësuar si ‘poshtërimi më i madh i politikës së jashtme’ në historinë e SHBA.

Duke folur në një tubim të mbështetësve të tij, Trump fajësoi Biden për kapjen e Afganistanit nga talebanët.

Mënyra e ngathët e Biden për t’u larguar nga Afganistani është shfaqja më e pabesueshme e paaftësisë nga një udhëheqës i këtij vendi”, tha Trump në një tubim me qytetarët.

Trump fajësoi për situatën në Afganistan Biden, duke theksuar se ai nuk kishte ndjekur planin e administratës së tij dhe se sipas tij trupat amerikane që u larguan nga vendi nuk u ‘tërhoqën’ por ishte një "dorëzim total".

Ora 10:14
Ish-kryeministri Blair: E rrezikshme dhe e panevojshme tërheqja ushtarake e Perëndimit nga Afganistani! Të evakuohen ata që na kanë ndihmuar

Tony Blair, ish-kryeministër britanik, i cili ka dërguar trupat ushtarake në luftë në Afganistan më 2001, e ka konsideruar tërheqjen ushtarake të Perëndimit nga ky shtet si “të rrezikshme” dhe “të panevojshme”.

Blair ka thënë se Rusia, Kina dhe Irani do të “përfitojnë” nga largimi ushtarak i Perëndimit, pas 21 vjetëve të luftës dhe sulmeve terroriste.

“Braktisja e Afganistanit dhe njerëzve të tij është tragjike, e rrezikshme, e panevojshme dhe nuk është as në interesat e tyre, as në tonat”, ka thënë ai, pasi talibanët kanë marrë pushtetin dhe kanë rrëzuar Qeverinë e përkrahur nga Perëndimi.

Ai ka shtuar se “pyetja që duhet bëhet nga aleatët, por edhe nga armiqtë është se ‘a e ka humbur Perëndimi gatishmërinë e tij strategjike?’”

“Si lider i shtetit tonë, kur kemi marrë vendim që t’iu bashkohemi Shteteve të Bashkuara për të rrëzuar talibanët nga pushteti – e kush ka parë shpresat e mëdha për atë se çfarë mund të arrihej për njerëzit dhe botën – e di më mirë se shumëkush sa të vështira janë vendimet e udhëheqësve dhe sa e lehtë është që të kritikohesh dhe sa e vështirë është të jesh konstruktiv”.

Ai i ka bërë thirrje Perëndimit “që të evakuojë dhe t’i strehojë ata për të cilët ka përgjegjësi – ata afganë që na kanë ndihmuar, kanë qëndruar afër nesh dhe kanë të drejtë të kërkojnë që t’iu qëndrojmë afër”.

Ora 10:07
BE rrit presionin ndaj Biden: Të zgjatet afati për evakuimin e afganëve, është e pamundur tërheqja e trupave brenda 31 gushtit

Presidenti amerikan Joe Biden po përballet me presion në rritje për të zgjatur afatin e përfundimtar, 31 gushtin për tërheqjen e trupave nga Afganistani.

Një numër vendesh kanë thënë se nuk do të jetë e mundur të evakuohen të gjithë shtetasit e huaj deri në fund të muajit.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell ka thënë se është "matematikisht e pamundur" të evakuohen 60,000 njerëz deri në fund të muajit.

Borrell tha se vetëm 150 nga 400 afganët e punësuar nga BE janë evakuuar deri më tani dhe se kjo është "shumë e pamjaftueshme".

"Aeroplanët po largohen ndërsa njerëzit janë ende në terren," shtoi ai.

Borrell i tha agjencisë së lajmeve AFP se ai ishte ankuar tek amerikanët se siguria e tyre në aeroportin e Kabulit po pengonte përpjekjet e afganëve që punonin për vendet evropiane për t’u futur ne aeroport.

Ndërkohë sekretari i Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar Ben Wallace ka thënë se "asnjë komb nuk do të jetë në gjendje t'i nxjerrë të gjithë jashtë brenda këtij afati".

Ora 09:38
Gruaja afganë lind në bordin e një avioni evakuimi amerikan

Një grua afgane ka lindur në bordin e një avioni evakuimi amerikan në Gjermani.

Komanda e Lëvizshmërisë Ajrore të SHBA në një postim në rrjetet sociale tha se nëna e re po udhëtonte me familjen e saj nga Lindja e Mesme në Bazën Ajrore Ramstein në Gjermani.

Pasi ajo filloi të përjetonte komplikimet, komandanti i avionit "vendosi që të ulte avionin nga lartësia për të rritur presionin e ajrit në aeroplan, gjë që ndihmoi në stabilizimin dhe shpëtimin e jetës së nënës".

Pasi avioni u ul, mjekët ushtarakë amerikanë mbërritën në bord dhe ndihmuan nënën e re afganë që të sjellë në jetë fëmijën e saj.

Nëna dhe foshnja janë mirë dhe janë dërguar në një spital aty pranë.

 

Medical support personnel from the 86th Medical Group help an Afghan mother and family off a U.S. Air Force C-17, call sign Reach 828, moments after she delivered a child aboard the aircraft upon landing at Ramstein Air Base, Germany, Aug. 21. (cont..) pic.twitter.com/wqR9dFlW1o

— Air Mobility Command (@AirMobilityCmd) August 21, 2021
Ora 09:35
Më shumë se 100 afganë të evakuuar mbërrijnë në bazën amerikane në Gjermani

Dhjetëra afganë që po evakuohen nga SHBA po dërgohen në bazën ajrore ushtarake Ramstein në Gjermani.

Më shumë se 100 afganë kanë mbërritur në Gjermani. Gjeneral brigade Josh Olson tha se ata që mbërritën që të Premten dhe ishin në gjendje të mirë.

‘Ata duken shumë të rraskapitur dhe shumë të lodhur.’- tha ai.

Të evakuuarit do t'i nënshtrohen një ekzaminimi mjekësor dhe një vlerësimi të sigurisë para se të regjistrohen, tha ai.

Baza pret të strehojë rreth 5,000 njerëz në ditët dhe javët e ardhshme, por mund të zgjerohet për të strehuar 10,000 të tjerë.

Ramstein, në Gjermaninë jug-perëndimore, është selia e Forcave Ajrore të SHBA në Evropë dhe baza për më shumë se 16,000 ushtarë, civilë dhe kontraktorë.

Trupat amerikane kanë ngritur shtretër dhe strehimore të përkohshme për afganët
Ora 07:59
OKB paralajmëron: Afganistani do të shkojë drejt katastrofës nëse nuk ndërhyhet urgjentisht! Duhet t'u dërgojmë ushqime dhe t'i ndihmojmë për strehimin

Afganistani po përballet me një "katastrofë absolute" që përfshin urinë e përhapur, të pastrehët dhe kolapsin ekonomik nëse nuk arrihet një përpjekje urgjente humanitare, paralajmërojnë udhëheqësit botërorë sot.

Me zemërimin në rritje mbi përpjekjet kaotike të evakuimit, figura të larta në Kabul paralajmëruan se kaosi i fundit po kombinohet me thatësirën, zhvendosjet e mëdha të njerëzve dhe paralizën ekonomike për të krijuar një fatkeqësi që kërkon veprim të menjëhershëm ndërkombëtar.

Mary-Ellen McGroarty, drejtoresha e Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së për Afganistanin, tha se veprimi i shpejtë i koordinuar ishte domosdoshëm. "Përndryshe, një situatë tashmë e tmerrshme do të bëhet një katastrofë absolute, një katastrofë e plotë humanitare," tha ajo.

"Ne duhet të dërgojmë furnizime në vend, jo vetëm në aspektin e ushqimit, por furnizimet mjekësore, furnizimet e strehimit. Kemi nevojë për para dhe na duhen tani. Vonesa për gjashtë apo shtatë javë, do të ishte tepër vonë për këta njerëz. Ata nuk kanë asgjë. Ne duhet të marrim ushqim tani dhe t'ua dërgojmë komuniteteve në provinca, para se rrugët të bllokohen nga bora.", tha ajo.

Afganistani ra në duart e talebanëve një javë më parë, duke ngjallur firkë e terror në vend. Jan ëme mijëra afganët që kërkojnë të largohen nga vendi, duke krijuar kaos në aeroportin e Kabulit, ndërsa turma shtypi për vdekje 4 gra një ditë më parë. Kombet perëndimore po ndihmojnë në evakuimin e afganëve, por situata është mjaft problematike, pasi ata nuk lejohen të largohen nga talebanët.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Doni: 23/08/2021 05:12

    Cdo gje eshte e qarte se shba dhe gjermania duan punetore..mbas nje viti traumatic nga koronavirusi me miliona te vdekur nga covidi..nuk kane punetore ne amerike...prandaj I ka dale kunder Blairs ne angli..SEPSE ai nuk ka nevoje per punetore. ..

    Përgjigju
    • Sunit hesapi: 23/08/2021 09:15

      Pse nuk marin punetor nga Albanistani ne Shba?Edhe Afganet i dune me shume se ne hahahahaha ,votoni per mafjen Ps Pd Lsi

  • Iris: 23/08/2021 01:03

    Katastrofa e Afganistanit ka 100 arsye te brendeshme,por ka dhe te jashtme,si p.sh marreveshja idioteske e bere nga adm. e Trumpit;ka ndikuar dhe vete fati i keq i ketij kombi.Afganistani i varfer,i rrethuar me male,ne nje nga pozicionet me te keqia gjeografike,pa dalje ne det,me shume minerale,por jo me naften e Gjirit Persik,ka bere qe bota te mos kete, per kete vend te harruar,te njejtin interes qe ka patur per disa te tjere ,dhe ja pasojat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren