BE-ja ka sanksionuar Alina Kabaeva një ish-deputete ruse dhe e dashura e përfolur e Presidentit Putin në bllokun e gjashtë të sanskioneve.

Presidenti rus ka mohuar në mënyrë eksplicite të ketë një lidhje me ish-gjimnasten olimpike.
BE thotë se Kabaeva është kryetare e një grupi mediatik që "zotëron aksione të mëdha" në organizatat që "riprodhojnë propagandën e qeverisë ruse".
Kush është Alina Kabaeva?
“Ajo është një ish-gjimnaste ruse dhe një ish-deputete e Dumës së Shtetit, ajo është e lidhur ngushtë me presidentin Vladimir Putin. Prandaj ajo është përgjegjëse për mbështetjen e veprimeve dhe politikave që minojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, si dhe stabilitetin dhe sigurinë në Ukrainë”, thuhet në deklaratën e BE-së.
Kabaeva tashmë është sanksionuar dhe nga Britania e Madhe dhe Kanadaja
BE thotë se ky grup i fundit i listimeve është i fokusuar në sanksionet ndaj ushtrisë ruse dhe ministrisë së mbrojtjes.
Gjeneral-koloneli Mikhail Mizintsev, i referuar nganjëherë si Kasapi i Mariupolit është renditur, si dhe koloneli Azatbek Omurbekov, i njohur si Kasapi i Buçës. Të dy burrat ishin vënë tashmë në shënjestër të sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar.
Përfshihen gjithashtu figura të biznesit dhe medias si dhe anëtarët e familjes së Dmitry Peskov, sekretarit të shtypit të Putinit.
Të gjithë të listuarit do t'i nënshtrohen ndalimeve të udhëtimit dhe ngrirjes së aseteve, thotë BE.
Lajmi kryesor:
Rusia gati të ofrojë portin e Mariupolit për të zhbllokuar eksportet e grurit ukrainas nëse hiqen sanksionet! Moska shkarkon gjeneralin e lartë
