Kryeministri Edi Rama reagon për vendimin e dhënë sot nga ministrat e jashtëm gjerman të BE lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Rama e quan lajm pozitiv faktin që Tetori përmendet si afat për hapjen e negociatave.

Ai deklaron se Shqipëria po reziston pavarësisht sharjeve, kërcënimeve, molotovëve dhe përgjimeve baltosëse teksa shprehet se duhet të rezistojmë deri në fund ndaj ofensivës, baltës dhe gurëve. Rama e mbyll komunikimin e tij duke thënë për një thirrje për të qenë bashkë në 30 qershor.

"Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave. Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes,që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës,për të bllokuar negociatat me sharje,kërcënime,molotovë e përgjime baltosëse,Shqipëria po reziston.

Ministrat e jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut,me synim muajin tetor. Le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë. Të gjithë bashkë në 30qershor", tha Rama.