BE, skenari 'Evropa me disa shpejtësi'
Polonia: Nuk do ta pranojmë kurrë

BE, skenari 'Evropa me disa shpejtësi'<br />Polonia: Nuk do ta pranojmë kurrë
BE-Ideja e një Evrope me disa shpejtësi e cila është një nga skenarët e parashtruar nga 27 anëtarët e BE-së për të ardhmen e Bashkimit Evropian pas daljes së Britanisë, është kundërshtuar nga Polonia.
 
“Nuk do të pranojmë kurrë të flitet për një Evropë me disa shpejtësi", ka deklaruar kryeministrja polake Beata Szydlo, gjatë një konference për shtyp në përfundim të një samiti jozyrtar në Bruksel.
 
"BE-ja duhet të ketë kapacitet për t’u reformuar. Përveç unitetit politik, ajo ka gjithashtu nevojë për një unitet institucional. Ne nuk do të pranojmë asnjë nismë që vë në pikëpyetje integritetin e tregut të përbashkët, të zonës Schengen dhe të BE-së gjithashtu”, ka shtuar ajo.
 
Ndërkohë Szydlo është duke u përballur me probleme për sa i përket qeverisë që ajo drejton në Poloni, ku opozita ka kërkuar një votëbesim në parlament.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit