BE: Të nisë urgjent Vettingu
rivlerësimi i prokurorëve e gjyqtarëve

BE: Të nisë urgjent Vettingu<br />rivlerësimi i prokurorëve e gjyqtarëve
TIRANE-Ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë u bëjnë thirrje gjithë autoriteteve përkatëse që t’i përmbahen plotësisht angazhimit të tyre për zbatimin e reformës së drejtësisë që u votua njëzëri në parlamentin shqiptar rreth një vit më parë.

Në një deklaratë të përbashkët, një ditë pas asaj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuesit diplomatike të vendeve europiane thonë se "duhet të fillojë rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, siç parashikohet në legjislacionin e rishikuar nga Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese".

BE-ja kujton se progresi i besueshëm dhe i prekshëm i pesë prioriteteve kyçe, zbatimi i reformës së drejtësisë dhe në veçanti i ligjit të vettingut janë thelbësore për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Deklarata e vendeve anëtare bëhet një ditë përpara se Parlamenti të nisë procedurën për votimin e anëtarëve në organet e reja të vettingut.

DEKLARATA E PLOTE
Ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë u bëjnë thirrje gjithë autoriteteve përkatëse që t’i përmbahen plotësisht angazhimit të tyre për zbatimin e reformës së drejtësisë që u votua njëzëri në parlamentin shqiptar rreth një vit më parë.

Rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, siç parashikohet në legjislacionin që është rishikuar tanimë nga Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, duhet të fillojë.

BE-ja kujton se progresi i besueshëm dhe i prekshëm i pesë përparësive kyçe, zbatimi i reformës së drejtësisë dhe në veçanti i ligjit të rivlerësimit janë thelbësore për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar