Foto: Flamuri i BE-së

BE-ja "dënon fuqimisht sulmet e paprovokuara me raketa dhe dronë të Iranit kundër partnerëve tanë strategjikë në Gjirin Persik", duke shprehur solidaritetin e saj me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omanin, të prekur nga agresioni iranian.

Kështu deklaroi zëdhënësi për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në Komisionin Evropian, Anouar El Anouni, teksa i bëri thirrje Teheranit që "t'i ndërpresë menjëherë këto sulme, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare, dhe të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendeve në rajon".

"Siguria në Evropë dhe Gjirin Persik është e ndërlidhur. BE-ja do të vazhdojë të punojë me partnerët tanë rajonalë për të kontribuar në deeskalimin dhe stabilitetin rajonal. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë në të gjitha përpjekjet diplomatike për të ulur tensionet dhe për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme që i jep fund armiqësive, parandalon Iranin të pajiset me armë bërthamore dhe i jep fund aktiviteteve të tij destabilizuese", tha ai.


Lajmi kryesor:

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, Irani thirrje SHBA-ve: Mos u tërhiqni sërish drejt kënetës! Operacioni Liria është pa rrugëdalje