BE: Turqia duhet të respektojë
marrëveshjen për refugjatët

BE: Turqia duhet të respektojë<br />marrëveshjen për refugjatët
BE-Bashkimi Evropian ka deklaruar se do të vazhdojë të respektojë marrëveshjen e arritur me Turqinë në lidhje me refugjatët të arritur në mars të vitit 2016.
 
"BE-ja do të vazhdojë të zbatojë marrëveshjen për refugjatët  të arritur me Turqinë dhe pret që Ankaraja të bëjë të njëjtën gjë", u shpreh zëdhënës i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas.
 
Ai gjithashtu tha se Bashkimi Evropian mbetet i angazhuar për zbatimin e kësaj marrëveshjeje të cilën Turqia deklaroi më herët gjatë kësaj jave se do ta anulonte.
 
 “Ky është një angazhim i besimit të përbashkët që parashikon të prodhojë rezultate dhe ne presim që dy palët të respektojnë angazhimet”, tha ai.
 
Shefi i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu kërcënoi më herët gjatë kësaj jave për anulim të njëanshëm të marrëveshjes për refugjatët të arritur në në mars 2016 me Bashkimin Evropian.
 
Momentalisht marrëdhëniet mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian, duket se janë tensionuar pasi disa vende anëtare të unionit ndaluan zhvillimin e disa tubimeve në mbështetje të referendumit për të kaluar republikën turke nga parlamentare në presidenciale.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj