BE ultimatum gjigandëve të
web-it për gjuhën e urrejtjes

BE ultimatum gjigandëve të<br />web-it për gjuhën e urrejtjes
Bashkimi Europian u jep ultimatum Facebook-ut, Tëitter-it dhe rrjeteve të tjera sociale që të evitojnë nga platformat e tyre gjuhën e urrejtjes ose do të përballen me pasoja ligjore.

Prej vitesh rregullatorët evropianë kanë nxitur kompanitë e mediave sociale për të hequr postimet raciste apo të dhunshme nga platformat e tyre dhe mesa duket durimit të tyre po i vjen fundi. kështu Facebook-ut , tëitter-it, Microsoft-it dhe Google-it , iu kërkohet të bëjnë më shumë në këtë drejtim.

Në maj të 2016 , ata premtuan se do të rishikonin shumicën e postimeve që përmbanin ghuhë të theksuar urrejtjeje nga përdoruesit Brenda 24 orëve dhe se do të zhduknin çdo postim me përmbajtje jot ë ligjshme. Por Komisioni Europian , rregullatori më i lartë i Bashkimit Europian , tha se ata kanë dështuar me ritmet e punës në këtë drejtim.

Gjithashtu saktësohet se do të hartohen ligje që që do t’i lejojnë Bashkimit Europian të ndëshkojë apo penalizojë kompanitë që nuk ndrëmarin veprimet e duhura. Komisioni Europian detyron në këtë mënyrë gjigandët e ëeb-it, të identifikojnë , të heqin apo eleminojnë, dhe të bllokojnë materialet e papërshtatshme në rrjet, duke përfshirë terrorizmin, pedopornografinë, shitjen e produkteve kontrabandë e deri tek shkelja e së drejtës së autorit apo copyright. Komisioni informon se do të monitorojë aktivitetin online dhe nëse do ta shohë të nevojshme, do të aplikojë edhe masa ligjore.

Bashkimi Europian ashpërson gjuhën me gjigandët online si facebook, twiiter, google, e-bay etj. Unioni urdhëron të merren masa për të zhdukur postimet që përmbajnë gjuhë urrejtjeje, terrori, pornografi , shitje të paligjshme etj. Nëse nuk do të veprohet, rrjetet sociale do të përballen me masa ligjore.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com



 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore