Bashkimi Evropian (BE) njoftoi se do të shpërndajë edhe 325 milionë euro për refugjatët në Turqi, pjesë e planit të ndihmës për këtë shtet. Turqia aktualisht strehon numrin më i lartë të refugjatëve në botë.
BE-ja qysh në qershor kishte miratuar planin për ta ndihmuar Turqinë me 3 miliardë euro nga 2021-ta deri më 2024-ën për të ndihmuar miliona refugjatë sirianë të strehuar në Turqi.
Fondet do t’u shpërndahen vet refugjatëve, duke ndihmuar kështu më shumë se 1.5 milion njerëz për të mbuluar nevojat bazë si ushqimi, qiraja, transporti apo ilaçet.
Një studim i fundit i kryer nga Gjysmëhëna e Kuqe turke dhe Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq ka zbuluar që niveli i borxhit në mesin e refugjatëve në Turqi është dyfishuar që nga shpërthimi i pandemisë.
Turqia strehon më shumë se 5 milionë refugjatë dhe migrantë shumica prej tyre të ikur nga lufta në Siri, dhe mbetet rruga e preferuar për të tjerë njerëz që ikin nga konflikti për të hyrë në Evropë.
Në vitin 2016, një vit pas krizës me refugjatë kur më shumë se një milion prej tyre hynë në Evropë, BE-ja premtoi të ndihmojë Turqinë me 6 miliardë euro./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4394
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Srpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës
25 Dhjetor, 15:03
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Turqi/ Shpërthim në një fabrikë municionesh në provincën Balikesir, raportohet për 12 të vdekur dhe 3 të plagosur (VIDEO)
24 Dhjetor, 07:59
-
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me liderin e ri të Sirisë
23 Dhjetor, 11:52
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit
23 Dhjetor, 08:46
-
Ministri i jashtëm turk takon kreun e HTS-së në Damask
22 Dhjetor, 16:23
-
Turqi, helikopteri ambulancë përplaset me godinën e spitalit, 4 të vdekur (VIDEO)
22 Dhjetor, 10:30
-
Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese
21 Dhjetor, 22:33
-
Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar
21 Dhjetor, 19:45
-
BE-ja shpreson për progres në integrimin e serbëve pas zgjedhjeve në Kosovë
21 Dhjetor, 16:47