BE-Bashkimi Evropian vendosi gjatë ditës së sotme sanksione të reja kundër Koresë së Veriut, duke ndryshuar sanksionet e vendosura nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të cilat u vendosën për shkak të testimit të raketave balistike dhe për zhvillimin e provave bërthamore.
“Masat përfshijnë shtrëngime në transaksionet e karbonit, hekurit dhe mineralin e hekurit me prejardhje nga Koreja e Veriut”, thuhej në një komunikatë të këshillit të BE-së.
Masat e reja ndryshojnë sanksionet e vendosura ndaj Koresë së Veriut, të cilat hyrën në fuqi në nëntor të viti 2016, ku përfshihej ndalimi i importit të bakrit, nikelit, argjendit dhe zinkut, me prejardhje nga Koreja e Veriut.
Sanksionet përfshijnë edhe një ndalim të eksportit të anijeve dhe helikopterëve të rinj, si dhe një ashpërsim të sanksioneve financiare.
Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com