BE vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

BE vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian tha se ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë për agresionin e saj kundër Ukrainës, duke goditur industrinë fitimprurëse të diamanteve, më shumë se 140 zyrtarë dhe organizata dhe ka përmirësuar disa rregulla, që Moska i ka përdorur për të anashkaluar sanksionet e mëparshme.

Ky është raundi i 12-të i sanksioneve, që Bashkimi Evopian ka vendosur ndaj Rusisë, që kur Presidenti Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë e tij të sulmonte Ukrainë pothuajse dy vjet më parë. Sanksionet kanë në shënjestër sektorin e energjisë, bankat, kompanitë, tregjet dhe ngrirjen e pasurive të mbi 1000 zyrtarëve rusë, përfshirë ndalimin e udhëtimit vendet e BE-së.

Brukseli tha se sanksionet e fundit do t'i jepnin një goditje të mëtejshme aftësisë së Putinit për të vazhduar luftën, duke goditur sektorë me vlerë të lartë të ekonomisë ruse dhe duke e bërë më të vështirë anashkalimin e sanksioneve të BE-së.

Importi, blerja ose transferimi i diamanteve natyral, sintetik dhe bizhuterive me diamante do të ndalohet duke filluar nga 1 janari. Ndalimi zbatohet për diamantet me origjinë nga Rusia, të eksportuara nga Rusia dhe që kalojnë tranzit përmes Rusisë, si dhe për diamantet ruse të përpunuara diku tjetër. BE-ja vlerëson se sektori i diamanteve ka një vlerë vjetore prej rreth 4.5 miliardë dollarësh për Moskën.

Raundi i ri i sanksioneve i detyron gjithashtu kompanitë e BE-së të ndalojnë në kontratat e tyre eksportin e mallrave të caktuara në mënyrë që blerësit të mos mund t'i shesin ato në Rusi, veçanërisht "mallra dhe teknologji sekrete" që mund të përdoren nga forcat e armatosura ruse në Ukrainë.

Kimikatet shtesë, bateritë e litiumit, termostatet, disa motorë elektrikë që mund të përdoren për prodhimin e dronëve dhe disa vegla makinerish dhe pjesë këmbimi janë vendosur në listën e BE-së të artikujve të kufizuar ose të ndaluar për eksport në Rusi.

Importet në BE të disa mallrave që gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme për Rusinë gjithashtu u kufizuan, duke përfshirë telat e bakrit dhe aluminit, fletë metalike, tubacione dhe gazin e lëngshëm. Bashkimi Evropian shtoi gjithashtu 29 “entitete” të tjera, organizata, agjenci, kompani ose banka, që dyshohet se po mbështesin kompleksin ushtarak dhe industrial të Rusisë në luftën kundër Ukrainës.

27 vendet e BE-së tani do të konsiderojnë vendosjen e sanksioneve kundër njerëzve që përfitojnë nga sekuestrimi i pasurive evropiane ose pjesëve të kompanive në Rusi. Shtetet anëtare do të vihen gjithashtu nën kontroll më të rreptë për të siguruar që po gjurmojnë në mënyrë aktive pasuritë e njerëzve, që janë në shënjestër të sanksioneve./VOA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja