Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, paraqitën sot në Tiranë konkluzionet e një projekti dyvjeçar mbi Zhvillimin e Burimeve Njerëzore në Shqipëri.
Synimi dhe fokusi ishin modernizimi i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimit Kombëtar të Punësimit, si dhe asistenca teknike për reformën e Arsimit dhe Formimit Profesional, me synim nxitjen e rritjes së normave të punësimit të punëkërkuesve, por gjithashtu duke i orientuar dhe përshtatur aftësitë e tyre me nevojat e tregut.
Projekti u mbështet nga BE me një fond prej 3 milionë € (IPA 2010) dhe u zbatua nga ILO në partneritet me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së Shqipërisë, Ministrinë e Arsimit, Inspektoratin Kombëtar të Punës dhe Shërbimin Kombëtar të Punësimit.
Shefja e Delegacionit të BE-së, Ambasadorja Romana Vlahutin, Drejtori Rajonal i ILO-s Vittorio Graziosi, zv/Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Genta Sula si dhe zyrtarë të institucioneve të tjera shqiptare të arsimit dhe punës diskutuan gjithashtu për rezultatet e projektit, si dhe për të ardhmen e tregut shqiptar të punës dhe reformës së formimit profesional.
“Tani është koha që qeveria shqiptare jo vetëm t’i ndihmojë punëkërkuesit aktualë që të punësohen, por edhe t’i drejtojë pjesëtarët e ardhshëm të fuqisë punëtore. Të bëjë zgjedhje të zgjuara mbi arsimin, profesionin dhe të ardhmen e tyre. Të arrijë të kuptojë ëndrrat e tyre, si dhe t’i mbështesë ata dhe familjet e tyre “, nënvizoi Ambasadorja Vlahutin, gjatë fjalimit të saj.

Rezultate të rëndësishme të projekteve ishin hartimi dhe miratimi i Strategjisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe Planit të Veprimit (2014-2020); hartimi i një Strategjie mbi Shëndetin dhe Sigurinë në Punë dhe Planit të Veprimit për periudhën 2015-2020, si dhe 21 akte nënligjore përkatëse; ndryshimi i Ligjit mbi Formimin Profesional dhe Trajnimin; hartimi i një projektligji për Fondin për Punësim dhe Zhvillimin e Aftësive për përmirësimin e mekanizmave financiarë të sektorit; trajnimi i 360 inspektorëve të punës dhe mbi 220 pjesëtarë të stafit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit; sisteme të Menaxhimit të Informacionit për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës; një Analizë e Aftësisë dhe Nevojave të tregut të punës, një studim fizibiliteti mbi formimin profesional dhe zgjerimin e trajnimit, si dhe një vlerësim i Programit ekzistues për Nxitjen e Punësimit.
Që prej vitit 2004, BE i ka kushtuar në total 19 milionë Euro zhvillimit të tregut të punës dhe reformës së formimit profesional në Shqipëri.
Projektet kanë mbështetur forcimin e kapaciteteve të institucioneve të formimit profesional dhe trajnimit, shërbimet e inspektimit të punës dhe Zyrat Rajonale të Punësimit, si dhe kanë mundësuar zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit në Shqipëri me fokus të veçantë te trajnimi profesional, si dhe afrimi i legjislacionit me atë të BE-së. Mbi 50% e kësaj shume ka shkuar për infrastrukturën dhe pajisjet në fushën e arsimit.
Marrë nga ATSH
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO