TIRANE - Një deklaratë e papritur nga Bashkimi Europian mbërrin në kulmin e tensionit në Kuvendin e Shqipërisë nëpërmjet së cilës, BE-ja shpreh shqetësimin e saj të përbashkët me atë të partnerëve europianë, për pasojat e mundshme të votimit në Kuvendin e Shqipërisë për zëvendësimin e komisionerit të majtë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Në deklaratën e BE-së, që mban orën 18:51, saktësisht thuhet: 

“BE –ja shpreh shqetësim dhe ndan shqetësimet e partnerëve të tjerë lidhur me pasojat e mundshme të një votimi në parlament tek besimi i njerëzve në procesin elektoral. Të gjithë krahët politikë kanë përgjegjësi për të siguruar natyrën e paanshme të administratës elektorale”.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)