Beatrix Ramosaj zbulon partnerin
në qiellin e shtatë...lumë komentesh

Beatrix Ramosaj zbulon partnerin<br />në qiellin e shtatë...lumë komentesh
Bukuroshja e cila prej disa javësh është bërë pjesë e spektaklit “Dancing With the Stars” më në fund ka gjetur dashurinë e saj.

Edhe pse shumë meshkuj kanë prerë shpresat, Trixa më në fund ka zbuluar djalin të cilin ka në krah. Ajo, është duke shijuar jo vetëm eksperiencën e saj të re në ‘Dancing With The Stars’, por këtë e ndan edhe me të dashurin e zemrës, Ervi Cenollin.

Siç është thënë dhe më parë, këngëtarja dhe i dashuri i saj, janë njohur në një nga ambientet që frekuentonte këngëtarja kurse djaloshi ishte i përfshirë në personelin e night club-it.

Çifti simpatik, kanë filluar të frekuentohen gjatë kësaj vere dhe e kanë shfaqur hapur lidhjen në publik dhe tashmë prej disa ditësh kanë publikuar edhe foto në rrjetet sociale.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 Tetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

Albano Aleksi thumbon Partizanin: Erdhëm dhe i mundëm në mes të Tiranës

Albano Aleksi thumbon Partizanin: Erdhëm dhe i mundëm në mes të Tiranës